Arkiv-Lajme

Kush janë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që morën vendimin e sotëm?

Postuar në 22 Korrik, 2013 15:45

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që shënoi në një farë mënyre dhe fundin e procesit zgjedhor do të mbahet mend gjatë e do të regjistrohet në historinë tonë elektorale si një moment delikat dhe i rëndësishëm. Po kush janë gjyqtarët që e morën këtë vendim? Ata janë Andi Civici, gjyqtar i Vlorës, me moshë poshtë të dyzetave, dhe me përvojë 2-3 vjeçare në Apel. I dyti është Gjenovefa Gaba, “e famshme” për sulmet  që i ka bërë Berisha para ca vitesh; është rreth të gjashtëdhjetave, dhe ka mbi dhjetë vjet që punon në Apelin e Vlorës.

Bebi 4 kilësh i princeshës Kejt, Anglia në festë. Ekonomia britanike po ashtu

Postuar në 22 Korrik, 2013 15:01

Është djalë i porsalinduri i princeshës Kejt Midëllton dhe princit Uilliam, dukesha dhe duka i Kembrixhit. Të gjitha agjencitë e lajmeve po transmetojnë këto minuta lajmin e shumëpritur, për foshnjen që është personi i tretë në rradhë për fronin mbretëror britanik. Ndryshe nga ca spekullime fillestare (nisur nga disa thënie nënkuptuese të princeshës) se fëmija mund të ishte vajzë, bebi që lindi në seksionin privat të spitalit Saint Mary në Londër është një djalë mbi katër kilogramësh.

Zhgënjimi, Olldashi ekspozon votën, hedh dy rromuze dhe largohet. Pritet numërimi

Postuar në 22 Korrik, 2013 13:51

Kandidati Sokol Olldashi, mesa duket nuk zgjodhi më kot që të votojë në fund të ditës së zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së, ndryshe nga rivali Basha që votoi paradite. Pasi ka ndjekur ecurinë e procesit, Olldashi u shpreh me një indinjatë të përmbajtur, mbi problemet me listat e anëtarëve të PD-së, duke u kërkuar ndjesë atyre që nuk votuan dot. Por jo vetëm kaq. Olldashi indirekt shprehu edhe pakënaqësinë për numrin rendor në fletën e votimit, duke identifikuar në mënyrë demonstrative fletën e tij. “Votova në fletën 411002,” tha Olldashi.

Vehbiu flet për lëvizjet nacionaliste të këtyre kohëve. “Janë ninulla kombëtariste”, thotë

Postuar në 22 Korrik, 2013 13:20

Ardian Vehbiu e nis një shkrim të tijin me titull ‘Ninulla kombëtariste” me Koço Danajn, që ka bërë me dije se do të mbledhë një milion firma për një peticion mbi Shqipërinë natyrale (shifra 1 milion është bërë shumë joshëse këto kohë; e përmendte shpesh Spahiu si numër votash që do merrte; e përmendin tani dhe socialistët si numër votash që kanë marrë).

Kolegji e ka thënë të vetën, por KQZ-së s’i ka mbërritur lajmi

Postuar në 22 Korrik, 2013 12:48

Kolegji Zgjedhor e ka nxjerrë të paligjshëm atë që KQZ-ja bëri me Lezhën, dhe kjo afërmendsh vlen dhe për Shkodrën, pasi situatat janë identike. Por Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  ka vendosur t’i shkojë deri në fund të vetës. Po vijon me procedurën për numërimin e votave për qarkun e Shkodrës.  Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj që në fillim të seancës kërkoi ndërprerje të procesit.

Kolegji i thotë “jo” lojës së hapjes së kutive; zgjedhjet quhen të mbyllura

Postuar në 22 Korrik, 2013 11:48

Socialistët kanë bërë ankimim në Kolegjin Zgjedhor, me anë të të cilit kanë kërkuar të anulohet, e të njihet si i paligjshëm, vendimi i KQZ-së për të rihapur të gjitha kutitë në qarkun e Lezhës e të Shkodrës (vendimi u mor me katër vota, në një kohë që, sipas kodit zgjedhor, duhet marrë me pesë). Dhe Kolegji ka rënë dakord me logjikën e socialistëve. Ata kanë marrë një vendim, me anë të të cilit e shpallin të paligjshëm vendimin e KQZ-së. Pas kësaj, duhet të ndërpritet rinumërimi i Shkodrës (që po ndodhte gjatë këtyre orëve), dhe konsiderohet nul rinumërrimi i Lezhës.

Braçe: Veç Berisha nuk duhet të flasë për manipulime

Postuar në 22 Korrik, 2013 11:14

Ka reaguar Erjon Braçe pas deklaratës së PD-së se “janë manipuluar zgjedhjet dhe se zgjedhjet nuk do njihen”. Qëndrimi i Braçes është i gjatë, i detajuar, i shoqëruar me shifra të shumta, por në thelb ai përpiqet të shpjegojë atë që ka ndodhur në Lezhë Ja pjesa më e rëndësishme e këtij reagimi: “1. Në qarkun Lezhë zgjedhjet ishin të vështira, jashtë çdo normaliteti, të dhunshme e të pandershme, deri me pengmarrje, rrahje, gjymtime, plagosje e vrasje, pas të cilave, viktimat e dokumentuara nga policia dhe prokuroria kanë qenë të opozitës!! 2.

Superpasaniku serb, 12 mln euro vetëm për t’u liruar me kusht

Postuar në 22 Korrik, 2013 10:52

I arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën akuzat për evazión fiskal në mbi 30 milionë euro, biznesmeni serb Mirosllav Mishkoviç bëri sërish bujë. Këtë herë, për lirimin e tij me kusht nga burgu, për të cilin Mishkoviç pagoi përmes kompanisë së tij Delta Holding, plot 12 milionë euro. Lajmin e jep agjencia BIRN, që njofton se pagesa është kryer sot. Kjo shumë është derdhur vetëm që Mishkoviç të përgatitet në shtëpinë e vet për gjyqin që e pret, por qoftë dhe vetëm fakti i mundësisë së një pagese të tillë ka bërë xhiron e mediave serbe.

B.Mustafaj voton dhe i quan zgjedhjet e PD-së “ndeshje stërvitore”

Postuar në 22 Korrik, 2013 09:37

“Ndeshje stërvitore”, është termi që ka përdorur për të vlerësuar zgjedhjet brendademokrate ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Ai ka votuar, dhe menjëherë më pas ka hedhur disa rreshta në facebook. “Sapo e kreva detyrën time si demokrat: votova. Ky rast ishte si një ndeshje stërvitore për ne demokratët.

Palaçot s’janë në opozitë, por në zemër të pushtetit, thotë Matoshi për Thaçin

Postuar në 22 Korrik, 2013 08:43

Duke përdorur si sebep termin “palaço” (clown) të përdorur nga zyrtari amerikan Reeker që kritikoi do javë më parë disa akte të lëvizjes Vetëvendosje, analisti Halil Matoshi ka shënjestruar në një shkrim të botuar në Koha Ditore (“Palaçot e pushtetit dhe të tjerët”) qeverinë e kryeministrit Thaçi. “Nëse palaçot antiamerikanë vërtet ekzistojnë, ata nuk janë në opozitë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme