Palaçot s’janë në opozitë, por në zemër të pushtetit, thotë Matoshi për Thaçin

Postuar në 22 Korrik, 2013 08:43

Duke përdorur si sebep termin “palaço” (clown) të përdorur nga zyrtari amerikan Reeker që kritikoi do javë më parë disa akte të lëvizjes Vetëvendosje, analisti Halil Matoshi ka shënjestruar në një shkrim të botuar në Koha Ditore (“Palaçot e pushtetit dhe të tjerët”) qeverinë e kryeministrit Thaçi. “Nëse palaçot antiamerikanë vërtet ekzistojnë, ata nuk janë në opozitë.
Palaçot janë aktorë të mëdhenj, ata luajnë me fatin e shtetit, mu në zemër të pushtetit”, thotë Matoshi, duke u marrë hollësisht me emërimin si zv.ministër të Kulturës, të Gjergj Dedajt. Ky ka qenë dikur i burgosur nga UÇK në vitin 1998 si eksponent i LDK-së; mandej ka qenë edhe zv.ministër Transportesh, është shkarkuar dhe nuk ka lënë gjë pa thënë ndaj Hashim Thaçit si i korruptuar, i cili sot e emëron sërish. Një përsëritje e vazhdueshme e grimcave të politikës së Tiranës, apo jo…

 Lexoni shkrimin e plotë në linkun

http://www.kohaditore.com/?page=1,9,152912

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.