Arkiv-Lajme
Votimet në PD, fleta me numër serie. Bie vota e fshehtë
Autoironia shpaloset me gjithë madhështinë e vet në zgjedhjet e Partisë Demokratike për kryetarin e ri. Dëshira e kryetarit “në largim” të partisë për të mbrojtur e numëruar çdo votë (deklaruar disa herë këto dy ditë nga Berisha lidhur me zgjedhjet parlamentare), ka marrë përmasa posesive kur vjen puna për votimet brenda partisë. “Hije manipulimi në PD”, thotë Shqiptarja.com, që ka hedhur online një fletë votimi të fotografuar, ku dallohet qartë numri i serisë së fletës, çka e skualifikon menjëherë kuptimin e votës së fshehtë.
Zgjedhjet: Edhe në PD probleme me listat. A do dëgjohet “zëri i çdo anëtari”?
Menjëherë pasi votuesi nr.1 i zgjedhjeve demokrate, Berisha, kërkoi numërimin e çdo vote të zgjedhjeve të 23 qershorit si kusht për t’i njohur ato, shumë vota anëtarësh të PD-së (figurojnë 105 mijë gjithsej) duket se nuk do japin dot verdiktin e tyre për kryetarin e ri të partisë. Zgjedhjet në Partinë Demokratike nisën me ankesa sot paradite, në disa qytete të vendit. Në Pukë janë dërguar pak fletë votimi, ndërsa listat nuk janë rinovuar; në Korçë, Berat dhe Tiranë anëtarë të PD-së thonë se nuk gjejnë emrat në listë.
Berisha voton për Bashën dhe rithekson kërkesën për rinumërim. Mos do të ridimensionojë humbjen?
Agron Tufa u fut spica personazheve të medias, dhe ndër ta veçon … Fevzin
Një shkrim i Agron Tufës, i publikuar online para ca ditësh, është rimarrë sot nga Tema. Në këtë shkrim, Tufa denoncon personazhet e medias, të cilët “e kanë pasur kohën e bollshme të na bindin, që i vetmi rol i tyre është jenë ‘viagra’ të pushteteve politike”. Dhe tek personazhet e medias sheh tre palë: “njëra e nxjerr karburantin e makinerisë së servilizmit nga pozita në pushtet, tjetra – nga opozita, [ndërsa] një palë të tretë, e cila në sajë të stazhit të gjatë të përvojës e ka pasuruar skemën, duke e nxjerrë karburantin edhe nga pozita edhe nga opozita”.
Kume: KQZ nuk ka gabuar me hapjen e kutive. Sollaku: KQZ ka kryer një vepër penale
Lidhur me vendimin e KQZ-së për hapjen e kutive për qarkun e Lezhës e të Shkodrës, ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume nuk sheh shkelje të ligjit. Në një intervistë që ka dhënë për Panoramën,ai thotë, se “KQZ-ja mund të vendosë për hapjen e kutive në mënyrë, që të realizojë një hetim të thelluar administrativ, [dhe se] kur e sheh të arsyeshme duhet të marrë prova në kuti; ligji i ka krijuar hapësira KQZ-së, por nuk e detyron atë”.
Bllokimin e kandidimit tim e kam peshqesh nga Dako, thotë Agron Duka
Deputeti i Partisë Republikane, ish deputet dhe ministër i qeverisë socialiste, Agron Duka, ka folur në një intervistë për gazetën Shqip. Duka ka thënë mendimin e vet për humbjen e të djathtës, për opozitën e re që po përvijohet, por edhe për shmangien e emrit të tij nga lista e PS-së, një ngjarje që u komentua jo pak përpara zgjedhjeve. Duka shprehet se bllokimi i kandidimit të tij nuk kishte lidhje me qenien e kunatit të tij Lefter Koka, gjithashtu kandidat i koalicionit të majtë (LSI), siç tentoi ta përdorë për alibi edhe kryesocialisti Rama.
Lajmi i mbrëmjes dihet qysh në mëngjes: Basha, kryetar i PD-së
Ajo që do ndodhë sot në PD është paralajmëruar nga media e gazeta afër Berishës, që kanë ndjekur gjatë gjithë kohës “strategjinë” e këtij të fundit, dmth nuk kanë mbajtur anë dukshëm, por nuk e kanë maskuar hiç tifozllëkun në favor të Bashës. Panorama i ka dhënë hapësirë Olldashit, por qartazi më pak se sa rivalit të tij. Mapo edhe sot dilte në faqe të parë me një foto të madhe të Bashës, sidoqë titulli ishte neutral: “Basha, opozitë të fortë; Olldashi; do fitojmë zgjedhjet më 2015”.
Komentet në blogje për shqiptarët e arratisur vs. policia greke, jo më bardhezi si dikur
Vrasja e një tjetër shqiptari nga grupi i të arratisurve nga burgu i Trikallës, që po ndiqen prej shumë forcat policore e ushtarake greke në një sagë disa mujore, erdhi me detaje mëngjesin e sotëm në GSH. Marjan Kola u vra pardje në orën 4 të mëngjesit, në një fshat të zonës së Sulit, në përpjekje për t’u hedhur në kufirin shqiptar, diçka që policia greke kishte urdhër të prerë për ta parandaluar.
K. Islami shpërthen në rrjetet sociale; por nuk e nxjerr në shesh emrin e “armikut”
Kastriot Islami ka lënë një shënim të fortë në facebook, Nuk i referohet asnjë personi apo emri, por një kategorie a tipologjie njerëzish, dhe kjo merret vesh nga një numër epitetesh të fortë, të llojit “maskarenj, sharlatane, medioker, inferiore, hajdute, manjake, e nuk e di çfare tjeter”, që ai i rreshton.
Një Obama britanik? Është shpejt të thuhet, por medias nuk i durohet …
Gazeta e famshme Financial Times kish bërë dje një profil të politikanit britanik Chuka Umunna. Chuka Umunna britanik? Po, saktësisht britanik. Ka lindur më 1978, në Mbretërinë e Bashkuar, nga një baba nigerian dhe nënë irlandeze. Pas studimeve universitare, i është futur politikës, dhe sot është një nga ministrat në hije të partisë laburiste. Ministër i Biznesit.Po çfarë ka bërë që ka merituar të jetë personazh i rubrikës së kësaj gazete me titullin “Profile”? Në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë, përveçse një karrierë ta zakonshme politike në radhët e laburistëve.