Zgjedhjet: Edhe në PD probleme me listat. A do dëgjohet “zëri i çdo anëtari”?

Postuar në 22 Korrik, 2013 06:18

Menjëherë pasi votuesi nr.1 i zgjedhjeve demokrate, Berisha, kërkoi numërimin e çdo vote të zgjedhjeve të 23 qershorit si kusht për t’i njohur ato, shumë vota anëtarësh të PD-së (figurojnë 105 mijë gjithsej) duket se nuk do japin dot verdiktin e tyre për kryetarin e ri të partisë. Zgjedhjet në Partinë Demokratike nisën me ankesa sot paradite, në disa qytete të vendit. Në Pukë janë dërguar pak fletë votimi, ndërsa listat nuk janë rinovuar; në Korçë, Berat dhe Tiranë anëtarë të PD-së thonë se nuk gjejnë emrat në listë. Në Gjirokastër ka gjithashtu probleme; madje sekretari i degës së PD këtu ka akuzuar të dy kandidatët, si Olldashin edhe Bashën, se janë fajtorë për një frymë grupazhesh e klanesh në parti. Megjithatë, nga toni i deklaratëve të dy kandidatëve demokratë (të dy kanë premtuar se nën drejtimin e tyre, do dëgjohen zëri i çdo anëtari të thjeshtë partie), zor se do të kërkohet rinumërim në zgjedhjet brenda-demokrate.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.