Arkiv-Lajme

A fshehin ar shkëmbinjtë e gjelbër në zonën e Kaçinarit dhe në Rubik?

Postuar në 21 Korrik, 2013 05:01

Para dia ditësh u dha lajmi se një komani kanadeze kishte marrë liçencën nga Minisria e Ekonomisë dhe Energjitikës për të zhvilluar kërkime për gjetjen e arit në zonën e Kaçinarit dhe Rubikut. Gazeta Shqip hedh sot disa detaje mbi këtë liçencë dhe ka zbardhur dyshimet që kanë çuan drejtuesit e kompanisë “Arian”, për të nisur kërkimet. Kompania thotë se bazuar mbi rezultatet e studimit gjeologjik, gjeokimik dhe gjeofizik, “Arian” ka zbuluar atë çka mund të konsiderohet si rripi i rezervave të arit.

Basha thotë se projektin për ringritjen e PD-së e mbështetet tek përvoja e Berishës dhe s’thotë asgjë të re

Postuar në 21 Korrik, 2013 04:21

Pasi kundërshtari i tij në garën për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi, u shfaq disa herë në ekranet televizive për të shpalosur projektin e tij, Lulzim Basha është mjaftuar me një intervistë në gazetën Panorama, një ditë para zgjedhjeve, për të rrëfyer atë që ka ndërmend të bëjë nëse zgjidhet kryetar. Por, në fakt, edhe në këtë intervistë, Basha nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ripërsëritur ato që thotë çdo ditë përpara anëtarësisë demokrate.

Shfaqet Ferdinand Xhaferraj: Njerëz brenda PD-së kanë punuar për humbjen

Postuar në 21 Korrik, 2013 03:08

Jo vetëm që e majta ka blerë votat, por edhe brenda Partisë Demokratike ka pasur njerëz që kanë punuar për humbjen e saj në zgjedhjet e 23 qershorit. Ferdinand Xhaferraj, sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PD, ka dhënë një intervistë për Shqiptarja.com në të cilën hedh një tezë të re për atë çfarë ndodhi me PD në zgjedhjet e fundit.

Statusi? Ka ende shumë punë për të bërë, thotë ambasadori holandez

Postuar në 20 Korrik, 2013 13:59

Me të hedhur pas krahëve tre ligjet dhe procesin zgjedhor, qeveria e re duhet të bëjë hapa konkretë për të realizuar 12 prioritetet e integrimit. Ky ka qenë thelbi i intervistës që Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Martin De la Beij, ka dhënë për Top Channel.  Ai ka vënë theksin, sidomos në reformën e forcimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore.

PS-ja i kërkon Kolegjit të ndërpresë rinumërimin e votave të Lezhës, por mund të marrë përgjigje të hënën

Postuar në 20 Korrik, 2013 13:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën me rinumërimin e votave të Qarkut të Lezhës (që sa për kronikë, po tregon se rezultati në favor të së majtës do të konfirmohet), ndërsa Partia Socialiste i trembet një përsëritje të skenarit të vitit 2011 me procesin e Kryetarit të Bashkisë në Tiranë. Përfaqësuesi i socialistëve, Koli Bele, ka dorëzuar një kërkesë ankimore në Kolegjin Zgjedhor, duke i kërkuar atij të ndërpresë rinumërimin e votave. Nga ana e tij, Kolegji mund të mblidhet të hënën për ta shqyrtuar çështjen.

Koço Danaj starton nga Mynihu nismën: “Një milion firma, për një shtet shqiptar”

Postuar në 20 Korrik, 2013 12:19

E përditshmja austriake, Die Presse, ka përcjellë një deklaratë të Koço Danajt të mbajtur në një konferencë të Mynih, ku ai thotë se shumë shpejt do të nisë mbledhja e një milion firmave nga shqiptarët e diasporës. Synimi i kësaj nisme është realizimi i një peticioni peticion masiv, me të cilin shqiptarët t’i bëjnë presion bashkësisë ndërkombëtare për të realizuar qëllimin e tyre, bashkimin në një shtet të vetëm. “Deri në muajin nëntor duhet të mblidhen një milion nënshkrime nga shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë jashtë ‘Shqipërisë Natyrale’”, citohet të ketë thënë Danaj.

Turizmi në zgrip, 50 përqind më i dobët se vitin e kaluar, nostalgjikët i janë kthyer Durrësit dhe Golemit

Postuar në 20 Korrik, 2013 11:06

Shifrat e INSTAT për lëvizjet e njerëzve për jashtë vendit ashtu edhe për brenda vendit janë nga më të ulëtat. Sezoni turistik, megjithëse në kulm të tij, është shumë i dobët në krahasim me vitin e shkuar. Mendohet deri në fund të sezonit të jetë 50 për qind më dobët. Ka disa faktorë që kanë ndikuar për keq në këtë degë të ekonomisë: Në radhë të parë, kriza financiare, në radhë të dytë, moti jo i favorshëm, por çfarë e ka dëmtuar së tepërmi Durrësin, Golemin, Shëngjinin, Velipojën dhe plazhet përreth është përkitja e këtij sezoni pushimesh me muajin e Ramazanit.

Mashtrimi me karburantet. Metrologjia jep deklarata mallëngjyese, por jo emra

Postuar në 20 Korrik, 2013 10:40

Shoferët shqiptarë e dinë fare mirë se në pikat e furnizimit me karburant i vjedhin në sasi. Si e dinë? Shumë e thjeshtë. Mjafton që disa kontrollorë të Metrologjisë t’ua thonë miqve dhe familjarëve, dhe llafi përhapet. Prandaj deri më sot, sugjerimet mes njëri-tjetrit kanë të bëjnë me kompaninë që thuhet se ka cilësi të mirë, jo që nuk të vjedh në kandar. Bëri bujë madje, reklama e një kompanie karburantesh, që krenohej se “ne nuk ju vjedhim si të tjerët, jua japim sasinë fiks sa keni paguar”.

Shënim: Njoftohemi se parametrat fizike të liderit, janë optimale

Postuar në 20 Korrik, 2013 09:39

Disa politikanë shqiptarë kanë një fetish të veçantë kur vjen puna tek ekspozimi i parametrave fizikë dhe cilësive sportive për audiencën. E kishte këtë Ahmet Zogu (me gjasë një element marketingu i huazuar nga Musolini); Hoxha jo dhe aq; ca kohë as Edi Rama nuk e shmangte dot demonstrimin e reflekseve të tij përpara koshit të basketit. Ndërsa kryeministri në ikje Sali Berisha e ka kthyer në ide fikse thyerjen e përvitshme të rekordit personal në qëndrimin mbi ujë në detin e Dhërmiut.

I pikasëm të gjitha ngastrat e hashashit, thotë policia. Po pastaj?

Postuar në 20 Korrik, 2013 08:34

Të gjithë e mbajmë mend monitorimin ajror që një mjet italian i Interforce Italia-s, i ftuar nga Policia e Shtetit, bënte para pak vitesh mbi Lazarat, në gjurmë në ngastrave të mbjella me hashash, dhe përgjigjen që mori nga poshtë, me breshëri të shtënash. Ky monitorim gjithsesi ka vazhduar, dhe këto ditë sapo përfundoi monitorimi i territorit nga ajri për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Ekziston madje njëfarë softueri që në filmat dhe fotografimet nga ajri, zbulon ngastrat me kanabis, gjethet e të cilit paskëshin një reflektim specifik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme