Statusi? Ka ende shumë punë për të bërë, thotë ambasadori holandez

Postuar në 20 Korrik, 2013 13:59

Me të hedhur pas krahëve tre ligjet dhe procesin zgjedhor, qeveria e re duhet të bëjë hapa konkretë për të realizuar 12 prioritetet e integrimit. Ky ka qenë thelbi i intervistës që Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Martin De la Beij, ka dhënë për Top Channel.  Ai ka vënë theksin, sidomos në reformën e forcimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore. “Një prej çështjeve të integrimit që merr një rëndësi të veçantë lidhet me forcimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore, gjë e cila përfshin edhe KQZ-në, pasi ne e kemi parë politizimin e këtij institucioni gjatë zgjedhjeve të fundit”, ka thënë De la Beij. Sipas tij, institucionet shqiptare duhet të punojnë në pavarësi të plotë, veçanërisht drejtësia, dhe duhet të përfshihen në fuqizimin e pavarësisë së tyre. De la Beij nuk ka pranuar të flasë nëse Shqipëria mund ta marrë statusin në vjeshtë, por pas shtatorit qeveria e re duhet të tregojë vullnet për të vijuar reformat e nisura.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by hooi (not verified) on

<p>Ke te drejte, pa forcu e pavarsu institucionin e bythes, s&#39;ka status per ne. Ndoshta ben gje shpejt Edi ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.