Arkiv-Lajme

Qeveria në ikje, pret dhe ca pemë pas Universitetit. Ministri Tafaj paska vendosur që duhet “shtesë” godine

Postuar në 18 Korrik, 2013 09:00

Mjafton vetëm lajmi (përcjellë nga Shqiptarja.com) për të treguar krimet e papërgjegjëshme që po bën në ikje e sipër qeveria Berisha:

“Kryeministri Berisha dhe Këshilli Kombëtar i Territorit i Republikës së Shqipërisë japin leje për zgjerimin e Korpusit te Politeknikut ne Tirane pa respektuar mjedisin e gjelbërt dhe duke autorizuar prerjen e pemeve.Ndërtimi ka nisur prej disa ditësh, ndërsa prerja e pemëve është evidente.Leja për shtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës është firmosur nga kryeministri z.Sali Berisha dhe ministri i Arsimit, z.Myqerem Tafaj.”

Haradinaj mund ta hedhë në gjyq Lubonjën... (ngaqë ka cituar Karla Del Ponten?)

Postuar në 18 Korrik, 2013 08:49

Në Kosovë shkrimin e Lubonjës e kanë reduktuar me dy fjalë, siç dinë shqiptarët: “Fatos Lubonja, e ka quajtur vrasës kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj”

Vetë Kreu i AAK-së ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar Lubonja është një befasi jo e këndshme.

Baton Haxhiu, në një diskurs për neo-islamizmin (fashistoid?) në Kosovë: "duan pushtet"

Postuar në 18 Korrik, 2013 08:27

Baton Haxhiu, analizon Islamin radikal shqiptar në përgjigje të një mikut të tij që i ankohet për imam Shefqet Krasniqin (“figura dhe lidhjet e tij me rrjete të ndryshme nga skena radikale islame që gjenden në observim e sipër nga shumë shtete demokratike. Tekstet e zotërisë në fjalë shquhen nga një antioksidentalizëm – çka është e natyrshme-  të theksuar, duke minuar sidomos vlerat iluministe dhe ato demokrate-republikane të rendit evropian”)

Haxhiu vëren se Kosova e pasluftës po ballafaqohet me fillet e reja të një gjuhe tjetër të besimit islam.

LSI dhe/ose analistët e majtë në një diversion pro Bashës në luftë për kreun e PD???

Postuar në 18 Korrik, 2013 07:39

Kjo është teza e Sokol Olldashit, që ka akuzuar dje nga Lushnja, LSI-në dhe analistët e majtë se po përpiqen të bëjnë diversion me garën për kryetar të PD-së.

Jo veëtm kaq, por siç raporton Dita, Olldashi akuzon LSI se janë dy herë vjedhës – parash kur ishin ME PD dhe votash kur ishin KUNDËR PD.  

Maks Velo rrëfen jetën e tij. “Aktakuza u pregatit nga 3 artistë. 12 dëshmuan kundër meje” “as Dritëroi nuk më fliste rrugës...

Postuar në 18 Korrik, 2013 06:32

Arkitekti dhe piktori Maks Velo në një rrëfim të gjatë për Blendi Fevziun te Klan, i rimarrë nga Panorama me dy pjesë, dje dhe sot, flet për burgimin në Spaç dhe për artistët që e dënuan. Ajo që e denoncoi ishte e shoqja. “Dorëzoi në hetuesi fotot e familjes. S’e di në ishte e detyruar. Mbante miqësi me hetuesit e babait tim,” thotë Velo.

Shënim: pse flasin të gjithë kundër Lubonjës (që s’ka vrarë) e nuk flasin për Ramushin?

Postuar në 18 Korrik, 2013 05:59

Pas shkrimit të djeshëm të Fatos Lubonjës ku fliste për krimet e paprovuar të luftës së Ramush Haradinajt – krime të paprovuara sepse të gjithë dëshmitarët o janë vrarë, o tërhequr – vënë përballë me glorifikimin e tij për nevoja populiste nga ana e liderëve të përkëtej kufirit (këtu: http://www.respublica.al/artikuj/2013/07/17/lubonja-analizon-hipokrizine-e-guximshme-te-lidereve-shqiptare-ne-lidhje-me ) kanë nisur reagimet kundër.

Kë konsideron Basha etër të PD-së, dhe një konsideratë për Gramoz Pashkon

Postuar në 18 Korrik, 2013 04:57

Alfred Lela niset nga një dedikim i Ngjelës në librin e tij (për Gramoz Pashkon e Azem Hajdarin) dhe nga një deklaratë fushate partiake e Bashës (që konsideron Pashkon, Hajdarin dhe Berishën 3 etërit themelues të PD) për të folur edhe ai disa fjalë të mira për Pashkon, që mbush 7 vjet nga ikja këtë muaj.

Shkruan Lela te MAPO:

Rama në Hard Talk të BBC, pyetet për 21 janarin dhe korrupsionin. Përgjigjet me “ndryshimin e sistemit”

Postuar në 18 Korrik, 2013 04:20

Edi Rama ka dhënë një intervistë në emisionin Hard Talk të BBC në Londër,  gjatë vizitës që kreu ai atje për të takuar ish-kryeministrin Tony Blair (Efektet e lobimit të Bler, lënë gjurmë dhe në këtë rast). Ai u ftua si Kryeministri i ardhshëm i vendit më të korruptuar në Europë (sipas TI)

Pse nuk flitet më për zhdukjen e hartave të kufijve të Republikës?

Postuar në 18 Korrik, 2013 03:13

Aleksandër Çipa te Shqip sjell në vëmendjen një skandal të cilit i shmangen të gjithë, atë të zhdukjes së hartave territoriale.. Janë dhjetëra bashki, komuna dhe njësi të tjera administrative në këtë republikë që nuk disponojnë hartat e plan-projektet për sipërfaqen dhe kufijtë administrativë të tyre.

Sipas Çipës, në dukje kjo hije skandali mund të mos shkaktojë alarm, por “hollë-hollë ai përbën një “kampion” të thellësisë reale të korrupsionit dhe mekanizmit të shtrirë të tij në fushën e pronësimit dhe tjetërsimit të pronësisë mbi trojet”

Blendi Klosi krahason LSI e 1 Prillit 2013 me atë të 2009: në 2009-s LSI kishte kërkesa ekstremiste ndaj PS

Postuar në 18 Korrik, 2013 02:29

Deputeti i PS, Blendi Klosi ka folur për i ftuar në emisionin “Airport” të “A1 Report” të Anila Bashës, mbi sfidat e qeverisjes së ardhshme dhe mbi koalicionin me LSI.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme