Arkiv-Lajme

Sherri brenda një shoqate të gruas, me sfond dhunën ekstreme ndaj grave në gjithë vendin

Postuar në 16 Korrik, 2013 08:39

Ngjarjen në fjalë e ka kapur Shqiptarja.com. Një sherr në selinë e shoqatës “Në dobi të gruas”, mes drejtueses S.Arbana dhe koleges M.Osmani, ka degjeneruar në kanosje e përdorim sendesh të forta. Më pas, të dyja zonjat kanë bërë kallëzim në polici, e cila ka nisur menjëherë procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy anëtareve të kësaj shoqate, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale të kanosjes.

KQZ refuzon ankimimin, mbyllet historia politike e Priftit. Të paktën për ca kohë

Postuar në 16 Korrik, 2013 07:13

Dritan Prifti, kandidat i pavarur në qarkun e Fierit, kishte marrë rreth 6800 vota në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai deklaroi se kishin votuar për të mbi dhjetë mijë vetë, por votat i ishin vjedhur nga partitë e mëdha. Tha gjithashtu se do të kërkonte rinumërim në KQZ, edhe pse ishte i bindur se ankimimi i tij nuk do të merrej parasysh. Të gjitha këto u vërtetuan sot, kur në KQZ përfaqësuesi i Priftit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit.

Tahiri, thirrje policëve të ndershëm të frenojnë valën e krimeve. A po flet si ministër Rendi i ardhshëm?

Postuar në 16 Korrik, 2013 06:07

Partia Socialiste ka denoncuar sot serialin e ngjarjeve kriminale në vend, të cilat pavarësisht natyrës (dhunë në familje, apo atentate mafioze), “janë krime të paralajmëruara, të denoncuara ose krime aq evidente e të hapura, sa Policia e Shtetit duhet t’i kishte ditur dhe t’i kishte parandaluar përpara se të vinin pasojat fatale”.

Gara në PD “bëhet e ashpër”: Olldashi flet për ca avantazhe të tijat në betejën me Bashën

Postuar në 16 Korrik, 2013 05:41

Gara brenda PD-së për të kapur kreun e kësaj partie është pa nerv dhe pa debat. Maksimumi i dialektikës në këtë garë ka qenë një moment, kur Olldashi ka numëruar disa avantazhe që ai ka. “Së pari e njoh PD-në më mirë, sepse kam një kohë më të gjatë dhe e kam njohur në kohë dhe nivele të ndryshme; e kam njohur pra gradualisht, dhe jo menjëherë në drejtim”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet kritikën që Basha është katapultuar menjëherë në drejtim.

Zimmerman doli i pafajshëm, por tanimë është fshehur ngaqë e kërcënojnë

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:58

Në disa shtete të SHBA-ve ka një ligj që thirret ‘Stay your ground’, dhe që në thelb justifikon përdorimin e forcës nga ana e një personi në rrethana vet-mbrojtjeje dhe në rrethanat, kur ky person ka dyshime të forta se përballë ka njeri ‘me mendje të keqe’; në këto rrethana pra ‘the good guy’ nuk ka detyrimin për t’u tërhequr e për t’i bërë bisht ‘sherrit. Ky ligj, që është i shumë diskutuar në SHBA, ekziston dhe në Florida, dhe është mbi këtë bazë që George Zimmerman, vrasësi i djalit 17 vjeçar me ngjyrë, është shpallur i pafajshëm.

Shënim: Fitorja “deus ex Berisha” e Bashës dhe bindja e tij se di si të mposhtë kundërshtarin

Postuar në 16 Korrik, 2013 03:53

“Kush të ka mundur një herë, di dhe do të të mundë përsëri”. Kjo deklaratë e kandidatit demokrat për drejtimin e partisë, Lulzim Basha, po kthehet në lejtmotiv të fushatës së tij brendapartiake. Basha e ka fjalën për bashkinë e Tiranës dhe garën e majit 2011 përballë Ramës. Dhe ai është i bindur se e ka mposhtur Ramën në kandidimin e tij të katërt për Tiranën. Vërtet deklaratën e mësipërme Basha e bëri nga Shkodra; vërtet kishte një audiencë militante; por a është kjo arsye që populizmi që mos njohë kufij?

Akuzat e së djathtës, “djallëzi si ajo e pushtuesve të mundur”, thotë Dritan Hila

Postuar në 16 Korrik, 2013 02:53

Gjithë fushata e këtyre ditëve nga ana e përfaqësuesve të së djathtës në ikje, për të sulmuar mazhorancën që akoma s’ka asgjë në dorë, është thjesht një tentativë për të “frustruar” kundërshtarin, thotë Dritan Hila në një analizë të sotme për GSH. “E keqja që s’pranon të ikë”, titullohet shkrimi, që fokusohet në bilancin skandaloz qeverisës të Berishës; e kur ky nuk ka dorëzuar akoma formalisht çelësat e kashtës, por sulmon pambarim kundërshtarin, “atëherë kjo është diçka që shkon përtej luftës politike.

Vehbiu “polemizon” me Memushajn dhe me Metën mbi çështje të gjuhës

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:48

Ardian Vehbiu thotë të vetën në polemikën mes Rami Memushajt e Gjergj Metës, në të cilën ka ndërhyrë dhe Primo Shllaku, shkrimin e të cilit e kemi publikuar dhe në respublica-n tonë. Dhe Vehbiu i qorton që të dy.

Ç’bëhet me 21 janarin?, pyet komiteti i Gjenevës. Dhe merr një përgjigje elastike nga tanët

Postuar në 15 Korrik, 2013 15:35

21 janari shqiptar ngriti sërish krye në axhendat ndërkombëtare sot paradite. Komiteti për të drejtat e njeriut të OKB-së në Gjenevë, ka shprehur shqetësim për disa çështje, lidhur me respektimin e të drejtave civile dhe politike në Shqipëri. Dhe ndër to, anëtarët e komitetit kanë kërkuar nga delegacioni prej 12 anëtarësh që përfaqëson Shqipërinë (hera e fundit që ky delegacion ka dalë përpara komitetit, ishte në 2004-ën), të përgjigjen edhe lidhur me rekomandimet e Avokatit të Popullit për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

“Orangutang”. Legisti ofendon ministren me ngjyrë. Prag krize politike në Itali

Postuar në 15 Korrik, 2013 14:45

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme