Arkiv-Lajme

Rama, Meta: Relax në Qeparo, në shoqërinë e djalit të fshatit, Koço Kokëdhimës

Postuar në 13 Korrik, 2013 13:34

Një lajm fare i freskët i stilit 'week-end' na vjen nga Qeparoi (apo thuhet Qeparoja?), fshati buzë detit (shihni foton), midis Himarës dhe Borshit; madje, krejt ngjitur me Borshin. Atje kanë shkuar të kalojnë fundjavën, apo ndoshta vetëm ditën e sotme, Edi Rama dhe Ilir Meta, dhe të dy janë parë në shoqërinë e Koço Kokëdhimës, socialistit rishtar të sapozgjedhur deputet i Kuvendit. Janë parë të tre në një lokal, që njerëzit e fshatit e identifikojnë si 'lokali i Stefit'.

Berisha thotë se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër veçse të jepte dorëheqjen

Postuar në 13 Korrik, 2013 13:07

Për herë të parë nga konferenca kur kryeministri në detyrë, Sali Berisha, pranoi humbjen dhe deklaroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike, ai i është rikthyer edhe njëherë vendimit të tij. Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se ky sqarim është për ata miq që i kanë dërguar mesazhe. “Miqtë e mi! Unë dhashë dorëheqjen, jo nga emocione as dhe nxitimi, por sepse nuk mund të merrja vendim tjetër. Kam qenë dhe jam thellësisht i bindur se ky ishte vendimi më i mirë për vendin tim por edhe për PD, për mua dhe për ju, për çdo demokrat”, shkruan ai.

Të arratisurit shqiptarë “thellojnë krizën greke”, kostoja financiare për kapjen e tyre arrin në 1.000.000 euro

Postuar në 13 Korrik, 2013 12:09

“Fiaskoja e artë”!... e ka quajtur gazeta greke "Protothema"  shkrimin mbi dështimin e policisë greke për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas, duke shtuar se "deri tani operacioni për kapjen apo eleminimin e shqiptarëve të arratisur ka kushtuar jo pak, por 1.000.000 euro".

Basha dhe Olldashi, dy kandidatët që kërkojnë kreun e PD-së duke akuzuar Ramën

Postuar në 13 Korrik, 2013 11:20

Nuk mund të mos vihet re fakti se në fjalët e tyre të përditshme, dy kandidatët kryesorë për Kryetar të Partisë Demokratike flasin gjithnjë e më pak për idetë se si do të sillen nesër në opozitë apo se çfarë do të bëjnë për ta rikthyer sa më shpejt në pushtet të djathtën. Por, në retorikën e Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit gjen gjithnjë e më shumë emrin e Edi Ramës. Olldashi thotë se Rama gënjen për taksat dhe shëndetësinë falas, ndërsa Basha i mëshon faktin se kryesocialisti ka mentalitet anti-shtet.

Banka Botërore: Borxhi publik, gjithë hapësira fiskale është ezauruar; qeveria e re, përballë një sfide të vështirë

Postuar në 13 Korrik, 2013 10:50

Borxhi publik në gjashtë muaj të parë të këtij viti ka arritur në 62.4 për qind, duke iu afruar limiteve të parashikuara me ligjin e buxhetit të vitit 2013 prej 62.8 për qind e Prodhimit e Brendshëm Bruto.  Pavarësisht kësaj shifre, gjithë hapësira fiskale është ezauruar, thekson përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ksenyia Lvovsky, sipas gazetës Panorama.

Tare: Projekte interesante profesionistësh, jo qebaptore në monumentet e kulturës

Postuar në 13 Korrik, 2013 09:56

Socialistët, ashtu siç kanë premtuar, duket se po e marrin seriozisht çështjen e administrimit dhe rivitalizimit të vlerave. Deputeti i PS-së, Auron Tare, në një intervistë për Shqiptarja.com  ka treguar se si do të bëhet një menaxhim me një mënyrë krejt të re, që ka në bazë largimin nga projektet klienteliste. Rivitalizim për ne nënkupton një manaxhim me standarde europiane ku monumenti është parësori dhe jo qebaptorja e radhës ndërtuar në mënyrë klienteliste.

Paloka nuk i ndahet idesë se zgjedhjet u humbën për shkak të ministrave arrogantë

Postuar në 13 Korrik, 2013 09:28

Në Partinë Demokratike vazhdojnë të besojnë se zgjedhjet i humbën për shkak të arrogancës së ministrave sepse gjithçka tjetër shkonte vaj. Në një intervistë për Ora News, deputeti Edi Paloka i ka mëshuar qëndrimit se arsyet e humbjes fillojnë nga arroganca e ministrave, të cilët e tregonin këtë sjellje edhe me deputetët, jo më me qytetarët. Pastaj, ka veçuar si shkak koalicionin me LSI-në në mandatin e dytë dhe listat jo të mira të kandidatëve. Paloka ka mirëpritur idenë e krijimit të një formacioni të qëndrueshëm të së djathtës shqiptare.

“Do të rrimë pa drita”, thotë Pajtim Bello dhe e krahason situatën energjitike me krizën e '96-'97

Postuar në 13 Korrik, 2013 08:26

Paralajmërimi i ish zëvendësministrit të Energjitikës, Pajtim Bello, për situatën energjitike në vend është shqetësues. Në një intervistë për “A1 Report”, ai ka thënë se Shqipëria është në prag të situatës së vështirë me energjinë elektrike si në vitet 96-97. Për këtë ai akuzon keqmenaxhimin e CEZ-it dhe sundimit të këtij institucioni nga kryeministri Berisha. “Që prej 6 muajsh CEZ shpërndarja është nën sundimin e klaneve politike e familjare të Sali Berishës.

Zullumet e qeverisë, Beqja: Nuk ka amnisti si në vitin 1997

Postuar në 13 Korrik, 2013 06:58

I pyetur nga gazeta “Panorama” nëse do të ketë aministi si në vitin 1997 për ata që abuzuan me shtetin, kreu i grupit të punës që negocion me LSI-në për një program qeverisës të unifikuar, Ilir Beqja është përgjigjur kështu: “Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur në vitin 1997, e dinë se cilët janë përgjegjësit, e dinë se si u fshehën pas amnistisë së asaj kohe për t’iu shmangur përgjegjësive për të këqijat që i bënë vendit. Në gjykimin tonë, në administrimin fiskal po vazhdojnë të bëjnë zullume të mëdha këto kohë. Besoj se është shumë e thjeshtë dhe e qartë ajo që kam thënë dje.

“Dita” dhe “Sot”: Në Tiranë shfaqet Fazlliç, Shkëlzeni diç transporton jashtë

Postuar në 13 Korrik, 2013 06:04

Dy gazeta të përditshme, “Dita” dhe “Sot” i kushtojnë një rëndësi të veçantë dy ngjarjeve të ndryshme në faqet e tyre. Gazeta “Sot” raporton se këto ditë në Tiranë është parë biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, të cilit ndryshe i referohet si sekseri i Familjes Berisha. Sipas gazetës, pas humbjes së PD-së në zgjedhje, ai tashmë gjendet në hall për pronat e tij në Shqipëri, por edhe për borxhet e pashlyera për importin e energjisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme