Arkiv-Lajme

Ligji mbi Amnistinë kaloi në Kuvendin e Kosovës me 91 vota. Vetëvendosja: Ditë e trishtuar

Postuar në 11 Korrik, 2013 13:02

Pas shumë ditësh të një debati të bujshëm, është miratuar në Kuvendin e Kosovës ligji mbi Amnistinë. Ky është një ligj, që shkoi për miratim në parlament, si detyrim që lindte nga marrëveshja Thaçi-Daçiç e që synon të arkivojë njëherë e mirë një numër krimesh të kryera nga serbët e veriut (“në funksion të krijimit të një klime më të mirë në veri, e të njohjes së autoritetit të shtetit të Koosvës atje” – ky është në thelb motivimi zyrtar). Vetëvendosja ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të këtij projektligji.

Specialisti i larguar 3 herë nga puna për “motive politike”, i shkruan "mbrojtësit të administratës", Lulëzim Basha

Postuar në 11 Korrik, 2013 12:04

Nisur nga deklarata e Lulëzim Bashës (pjesë e strategjisë për të ‘fituar’ vendin e Kryetarit të PD) se do të mbrojë administratën shtetërore nga “revanshi politik” i PS, Hysni Osmanaj sjell përvojën e vet por dhe shifra mbi masakrën e bërë nga vetë PD në administratë, pjesë e piramidës së së cilës ka qenë dhe vetë Lulëzim Basha.

Francezët imitojnë turqit: bëjnë protesta të heshtura; por kundër martesave mes homoseksualëve

Postuar në 11 Korrik, 2013 11:24

Franca është vendi, ku liritë civile respektohen nga të gjithë. Por ligjin mbi martesat e njerëzve me seks të njëjtë, që sapo është miratuar, nuk e kanë kapërdirë të gjithë. Dhe një pjesë syresh edhe protestojnë. Kanë zgjedhur një mënyrë jo të bujshme për të protestuar. E kanë huazuar nga protestat turke kundër Erdoganit. Bëhen grup, por mbajnë një lloj distance nga sho-shoqi që t’mos u thonë se kanë organizuar ndonjë gjë të paligjshme, dhe ashtu, secili i ndarë nga tjetri, rrinë për orë të tëra pa lëvizur. Preferojnë natën për ta bërë këtë.

Dhomës së Tregëtisë i del gjumi: I kërkon qeverisë të shlyejë borxhet që u ka biznesmenëve

Postuar në 11 Korrik, 2013 10:26

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka thënë sot, se “zoti Rama [duhet] të ulet paraprakisht, të hartojë një strategji të qartë për daljen nga kriza dhe sidomos në kontekstin e shërbimit ndaj biznesit të qartësojë afatet se kur do të shlyhen detyrimet që ka qeveria dhe buxheti i shtetit ndaj sipërmarrjes private”.

Botohet në Gjermani Atlasi i Paragjykimeve Europiane

Postuar në 11 Korrik, 2013 09:11

Çdo person ka një mënyrë të vetën të të parit të botës, por këto pikëpamje janë jo shpesh të ngulitura në formën e paragjykimeve. Në librin e tij të ri "Atlas i Paragjykimeve", botuar kohët e fundit në Gjermani, projektuesi bullgar Yanko Tsvetskov, 38 vjeç, ka krijuar hartat satirike bazuar në klishetë kombëtare dhe historike.

Bazuar në këtë atlas, për shembull në Gjermani, me sa duket, kur njerëzit të mendojnë për Suedinë, është IKEA ajo që u vjen në mendje.

“Kush na e ka fajin” dhe një barcaletë me vlonjatë e Baxhakut

Postuar në 11 Korrik, 2013 08:21

Për të treguar se kemi jetuar me idenë (jo dhe aq demokratike) se fajin na e ka “i madhi”, Fatos Baxhaku e nis me një barcaletë shkrimin e sotëm te Shqip, të titulluar “po tani, cili do të na e ketë fajin?”:

Fushata elektorale në PD, Basha tenton kapital duke sulmuar Ramën, Olldashi LSI-në

Postuar në 11 Korrik, 2013 07:32

Basha sulmon PS-në, Olldashi LSI-në. Duket se në këto dy linja po e mbajnë fushatën e nxituar elektorale dy kandidatët për kreun e PD-së. Në këto dy linja, Basha e kap me Ramën personalisht, Olldashi me LSI-në si “çetë”.

Mediat citojnë deklaratat e Olldashit në Shkodër, që PD-ja e ‘tij’ do të jetë kundër aleancave jashtë natyrës politike të PD:

Nard Noka të lë pa gojë: “Votëbesoj qeverinë e PS-së, nëse i japin një ministër partisë sime demokristiane”

Postuar në 11 Korrik, 2013 06:48

Në faqen e parë të së përditshmes Shqiptarja.com ishte një lajm që lajmërohej nga titulli “Ndoka: Votëbesoj qeverinë e PS-së, nëse më japin një ministër për demokristianët”. Është fjala për Nard Nokën. Dhe nuk është se sa më sipër ia vënë në gojën e tij për të bërë gallatë. Jo, është absolutisht e vërtetë. E ka thënë, dhe kjo merret vesh po të shkosh në faqen 8 të shqiptares.com, ku lajmi është i plotë.

Egjipti post-diktatorial midis etjes për pushtet, sheriatit dhe sekularizmit, në sytë e Fareed Zakarias

Postuar në 11 Korrik, 2013 06:39

Sipas tij, shumë prej medias perëndimore ka tentuar ta përshkruaj Egjiptin e ndarë më dysh mes sekularistëve dhe islamikëve, duke portretizuar presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi si dikush që ndoqi një politikë radikale islame gjatë vitit të tij në krye të shtetit. Ka sigurisht një fije të vërtete në këtë këndvështrim, edhe pse duket se gjithçka është bërë për më shumë pushtet dhe jo për të vënë në jetë sheriatin.

A është kjo që po ndodh pasoja e diktaturës dhjetëra-vjeçare?

Gary Q. Kokalari mbi dyshimet se Ambasadori i ri amerikan është emëruar nga ndërhyrja e Podesta/Patton Boggs

Postuar në 11 Korrik, 2013 06:23

Gary Q. Kokalari, themelues i “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, një grup avokatie i formuar për të promovuar institucionet demokratike në Shqipëri, ka dhënë një intervistë të gjatë për Dita-n e sotme. Në to ai flet për shumë tema, por më e rëndësishmja është ajo e zëvendësuesit të Arvizu-së, që dyshohet se mund të jetë i “porositur” nga lobistët e Berishës.

Për humbjen e Berishës:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme