Arkiv-Lajme

Shënim: Povera Italia! Prej 22 vitesh nuk dëgjohet tjetër, veçse “Berlusconi, Berlusconi, Berlusconi”

Postuar në 11 Korrik, 2013 05:06

I famshmi ‘Il Cavaliere’ ka qenë gjithë kohën, prej 22 vitesh, nën presionin e hetimeve dhe gjyqeve të pafundme lidhur me çështje nga më të ndryshmet, dhe në të gjitha rastet ai vetë ka ngritur zërin për një përndjekje që atij i bëhet nga sistemi gjyqësor i mbushur me “komunistë”. Nga ana tjetër, janë miliona italianët që e votojnë në vijimësi, dhe Berlusconi e të vetët e kanë parë këtë mbështetje elektorale edhe si parzmore, edhe si presion mbi klasën politike italiane e mbi stabilitetin e Italisë. Ja, si këtë herë, teksa janë duke thënë: “Doni ta dënoni Berlusconin?

Mark Marku kundër CV-ve të Ramës: aplikime pa pasur vende vakante?

Postuar në 11 Korrik, 2013 04:18

Mark Marku, në një shkrim te Panorama kundërshton fort nismën e Edi Ramës për të mbledhur CV-të, edhe pse kjo nismë u tha më vonë se ishte veç për të ngritur një data-base. Sipas Markut, aplikimet për punë nuk kanë kriteret e anëtarësimit në Parti. Ç’jnaë këto aplikime kur nuk ka vnede vakante, pyet Marku?

“Autokrati është përsëri në opozitë! Po sikur të rikthehet?” shqetësohet Stefani

Postuar në 11 Korrik, 2013 04:13

Andrea Stefani, në një shkrim të sotëm te Shqip shprehet i lumtur për përmbysjen e autokratit Berisha, për t’u brengosur menjëherë më pas nga opsioni i rikthimit të Berishës në pushtet.  

Çfarë punimesh bëhen non stop në Vilën qeveritare z. Nishani?

Postuar në 11 Korrik, 2013 03:16

Kryeministri në ikje Sali Berisha  ka firmosur  brenda 1 viti tre fonde  për riparimin e Vilës 4, ku jeton Bujar Nishani, raporton Tema. Vendimi i fundit ka qenë në fillim të muajit dhe kishte si objekt rregullimin e vilës  qeveritare në të cilën jeton presidenti Bujar Nishani. Kësaj herë  në vendimin që mban firmën e Berishës  i është akorduar  fondi prej 27 570 126 lekësh për mobilimin e plotë të vilës nr.4. Ndërsa dy fondet e miratura më parë kanë përkatësisht shumën 48.

Shënim: Vetëvendosje! Fole një fjalë kundër Enverit...

Postuar në 11 Korrik, 2013 02:57

Në shtypin e Prishtinës po artikulohet mbi “enverizmin” e Vetëvendosjes. Kjo, bazuar mbi metodologjinë e partisë (dolën dhe rastet e armiqve të partisë http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,116114) por dhe mbi ideologjinë e saj që dikush e përafron me ato komuniste.

PD: Lufta e klaneve shpërthen. Këshilltari i Bodes (pro Olldashit): “bajgat që inskenojnë...”

Postuar në 11 Korrik, 2013 02:37

“Plasin sherret” në PD është shkrimi i sotëm te Shqiptarja.com ku përshkruhet situata në “kampet” e Bashës dhe Olldashit. Sipas gazetës një pjesë e mirë e deputetëve më të vjetër, janë duke punuar për kandidaturën e tij, ndërsa më të rinjtë për Lulzim Bashën. Të gjitha stafet e shtabet e ministrave, kanë dalë në terren për një kandidat apo tjetrin.

Akuzat janë se një pjesë e mirë e studentëve dhe stafit të Universitetit Europian të Tiranës (Henri Çili) kanë dalë në mbështetje të kandidaturës së Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD.

Edhe Alma Lamës, edhe Memli Krasniqit, u duhen “vetëm tri minuta, jo më shumë”. Për …

Postuar në 10 Korrik, 2013 16:02

Këngëtari kosovar i rap-it, Memli Krasniqi, në të njëjtën kohë deputet i Partisë së Thaçit, ka shkruar në profilin e tij në twitter diçka për Vetëvendosjen.  Dhe për Alma Lamën. “Alma Lamës iu paskan dashur 3 vite me e kuptu atë që secili njeri racional e kupton për 3 minuta: faktin që VV është parti fundamentaliste”, thotë ai, dhe me një gur “ka vrarë” dy zogj, edhe VV-në, edhe Almën, që pak ditë më parë bëri divorcin me VV-në.

Kancelarja Merkel flet për herë të parë mbi përgjimet... dhe i justifikon ato!

Postuar në 10 Korrik, 2013 15:56

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli sot (e mërkurë) për herë të parë në lidhje me skandalin e përgjimit të NSA, duke i thënë një javore të madh se puna e agjencive të fshehta të informacionit është me rëndësi jetike për sigurinë e qytetarëve, raporton Der Spiegel. Ajo gjithashtu kundërshtoi ashpër krahasimet e programit të mbikqyrjes SHBA me metodat e spiunazhit gjermanolindor. Ndërsa debati mbi spiunazhin e Agjencisë Kombëtare të Sigurimit u nxeh javët e fundit, duke vënë në pozitë Angela Merkelin, ajo qendroi e heshtur.

Filip Çakuli ironizon garën për kryetar të PD-së dhe Berishën që vijon të flasë për arritjet e veta

Postuar në 10 Korrik, 2013 14:32

Në fund të një shkrimi të Filip Çakulit, tregohet një anektodë:

“Një çift pleqsh, që do të festonin 50-vjetorin e martesës së tyre. Shkuan në të njëjtin hotel ku kishin shkuar për herë të parë, në të njëjtën dhomë.

-Është me të vërtetë shumë prekëse, thotë plaka e ekzaltuar, kjo që po përjetoj tani. Më duket vetja si në atë kohë, kur ishim të rinj. Ndjej një afsh përbrenda, aq sa gjoksi me digjet nga dashuria për ty…

-Lëri moj këto budallallëqe, ia kthen plaku, dhe hiqi cicat që të kanë rënë te pjata e nxehtë e supës…”

Ju kujtohet vota e bardhë...?

Postuar në 10 Korrik, 2013 13:49

Çfarë ka ndodhur me votën “e bardhë”? kësaj pyetjeje merr përsipër t’I përgjigjet Vladimir Karaj sot te MAPO. Në një shikim automatik të shifrave të votave të pavlefshme në tri zgjedhjet e fundit të publikuara nga KQZ, rezulton se numri i votave të pavlefshme ka rënë ndjeshëm dhe thuajse është përgjysmuar nga 42 mijë në 2009, 44 mijë në 2011 në rreth 24 mijë në 2013. Karaj ka folur me disa nga promotorët e votës kryq:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme