Ju kujtohet vota e bardhë...?

Postuar në 10 Korrik, 2013 13:49

Çfarë ka ndodhur me votën “e bardhë”? kësaj pyetjeje merr përsipër t’I përgjigjet Vladimir Karaj sot te MAPO. Në një shikim automatik të shifrave të votave të pavlefshme në tri zgjedhjet e fundit të publikuara nga KQZ, rezulton se numri i votave të pavlefshme ka rënë ndjeshëm dhe thuajse është përgjysmuar nga 42 mijë në 2009, 44 mijë në 2011 në rreth 24 mijë në 2013. Karaj ka folur me disa nga promotorët e votës kryq:

Gjergj Erebara, një nga personat që u përfshinë në fushatën për të vendosur një kryq në votë, thotë se është teorikisht e pamundur të merret vesh realisht sa vota proteste janë hedhur më 23 qershor. Sipas tij nuk është vetëm fakti që zakonisht në tavolinat e numërimit komisionerët i ndajnë herë pas here 50 me 50 këto vota për dy partitë e mëdha, por edhe sepse KQZ e kishte bërë shumë të vështirë votimin si të pavlefshëm.

Alida Karakushi po ashtu aktive të promovonte këtë formë të protestës thotë se do i kërkojnë KQZ-s CD ku është regjistruar numërimi për Tiranën, në mënyrë që mes votave të numërohet ato që janë shënuar me kryq apo fjalë si vota proteste.”

k.c.

I plotë:

http://mapo.al/2013/07/04/rrudhen-votat-e-pavlefshme-cndodhi-me-voten-e-bardhe/

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.