Çfarë punimesh bëhen non stop në Vilën qeveritare z. Nishani?

Postuar në 11 Korrik, 2013 03:16

Kryeministri në ikje Sali Berisha  ka firmosur  brenda 1 viti tre fonde  për riparimin e Vilës 4, ku jeton Bujar Nishani, raporton Tema. Vendimi i fundit ka qenë në fillim të muajit dhe kishte si objekt rregullimin e vilës  qeveritare në të cilën jeton presidenti Bujar Nishani. Kësaj herë  në vendimin që mban firmën e Berishës  i është akorduar  fondi prej 27 570 126 lekësh për mobilimin e plotë të vilës nr.4. Ndërsa dy fondet e miratura më parë kanë përkatësisht shumën 48. 8 milionë lekësh për rikonstruksionin e plotë të vilës vendim i marrë  më 24 janar 2013 dhe më  në gusht 2012 i është akorduar fondi  prej  51 638 144 lekësh.

Mbi transparencën ka shumë për të folur - nuk kemi asnjë pasqyrim në media të punimeve, madje nuk ka as foto në Internet (ilustruese) të Vilës 4.

Lind pyetja, në këto kohë të vështira të buxhetit e krize ekonomike, çfarë punimesh ekzaktësisht po bën Presidenti? Shpresojmë të mos jetë ndonjë bunker atomik.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.