Kancelarja Merkel flet për herë të parë mbi përgjimet... dhe i justifikon ato!

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli sot (e mërkurë) për herë të parë në lidhje me skandalin e përgjimit të NSA, duke i thënë një javore të madh se puna e agjencive të fshehta të informacionit është me rëndësi jetike për sigurinë e qytetarëve, raporton Der Spiegel. Ajo gjithashtu kundërshtoi ashpër krahasimet e programit të mbikqyrjes SHBA me metodat e spiunazhit gjermanolindor. Ndërsa debati mbi spiunazhin e Agjencisë Kombëtare të Sigurimit u nxeh javët e fundit, duke vënë në pozitë Angela Merkelin, ajo qendroi e heshtur. Sot, kancelarja gjermane dha komentet e saj të para personale mbi mbikqyrjen (e diskutueshme) nga ana e Shteteve të Bashkuara, si dhe akuzat se agjencia ka partneritet me homologët e saj gjermanë mbi aktivitetet sekrete. Snowden pati përdorur shprehjen “agjensia fle në shtrat me partnerët gjermanë”. Në një intervistë me të përjavshmen Die Zeit, Merkel mbrojti shërbimet gjermane të inteligjencës dhe përgjimin e telekomunikacioneve nën rrethana të caktuara. “Parandalimi i sulmeve terroriste nuk është i mundur pa mundësinë e monitorimit të telekomunikacioneve," tha ajo për gazetën. "Puna e agjencive të zbulimit në shtetet demokratike është gjithmonë me rëndësi jetike për sigurinë e qytetarëve dhe do të mbetet edhe në të ardhmen."
Ndërsa akuzat ndaj NSA (mbi përgjimet) duhet të sqarohen plotësisht, Merkel u bëri thirrje debatuesve mbib këtë çështje që të kenë parasysh se "pavarësisht se dyshimet janë të justifikuara, Amerika është dhe ka qenë aleati ynë më i besuar gjatë dekadave dhe do të mbetet kështu."
k.c.
Comments
HITLERIN E KANE PARE TE
<p>HITLERIN E KANE PARE TE GJALLE NE AMERIKE.VDEKJE HITLERIANEVE.</p>
K.... filo-sioniste nuk mund
<p>K.... filo-sioniste nuk mund te mendoje e flase ndryshe! Por Perandoria qe kjo.... mbron po therrmohet dita dites; VDEKJE KAPITALIZMIT!</p>
Add new comment