Arkiv-Lajme

Ju kujtohet ndërtesa në foto? Rama do ta prishë nesër!

Postuar në 10 Korrik, 2013 11:39

Ndërtesa në foto u bë një shqetësim në blogosferë, shi për faktin që ishte ekzemplari më i spikatur i ndërtimeve abuzimeve dhe arrogancës së pandëshkueshmërisë. Jo për madhësinë e dëmit ekologjik (ka ndërtime të tjera, shumë më agresive e të pakthyeshme), por më shumë dhe për faktin që po ndërtohej në Qafën e Llogarasë, në një ballkon natyral ku kushdo që shkonte në bregdet ndalonte për të bërë foto a për të pushuar. Duket se Rama po nis ta “mbajë fjalën” për eleminimin e ndërtimeve pa leje pa filluar akoma punë zyrtarisht.

Egjypti është i ndarë më dysh; perspektiva e vendit është e errët

Postuar në 10 Korrik, 2013 11:07

Duhen nja 15 minuta me makinë për të bërë rrugën nga sheshi Tahrir në qendër të Kairos deri në sheshin ‘Raba'a al-Adaweya’. Në sheshin e parë, sheshin e njohur të revolucionit, mblidhen çdo ditë mijra vetë në mbështetje të regjimit “laik e liberal” ushtarak, që rrëzoi Presidentin e zgjedhur me votë, islamikun Morsi. Në sheshin tjetër mblidhen njerëzit e Vëllazërisë Myslimane, disa mijra dhe ata, duke mbajtur në duar fotografitë e Morsi-t.  Janë dy sheshe që nuk komunikojnë, dhe që e urrejnë, njëri-tjetrin.

KQZ vendos për Lezhën: PD, katër deputetë, PS tre. Po me komisionerët manipulatorë ç’do të ndodhë?

Postuar në 10 Korrik, 2013 10:40

Harta elektorale në ngjyrë rozë merr një “njollë” blu në qarkun e Lezhës. E ka vendosur sot KQZ-ja mbi bazën e ankesave të PD-së për manipulimin e disa tabelave rezultatesh. Katër anëtarët e KQZ-së e kanë marrë në shqyrtim si rast, dhe kanë arritur lehtësisht në përfundimin, se tabelat kanë qenë vërtet të manipuluara. PS-ja dhe LSI-ja kanë thënë se do të bëjnë një ankimim të tyrin për këtë vendim, por nuk ka gjasa që të ndryshojë rezultati i shpallur sot nga KQZ-ja, sipas të cilit katër deputetë i takojnë koalicionit të djathtë dhe tre atij të majtë.

Rama i rikthehet idesë së aplikimeve online me CV; por për ta saktësuar pas kritikave që i janë bërë

Postuar në 10 Korrik, 2013 10:10

Pikëpyetjet e kritikat që janë ngritur lidhur me apelin e bërë shqiptarëve për të kontribuar në projektin e Rilindjes e për të aplikuar online me CV-të e tyre, e kanë bërë Ramën të tentojë ta saktësojë idenë e vet: “Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune, po për ta bërë reale e transparente marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucioneve në kërkim të njerëzve të duhur. Sapo kemi hedhur me këtë nismë edhe farën e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi.

Shpëtim Gjika ka gati fadromat për pallatet e Lulzim Bashës; por Basha vetë nuk ka reaguar

Postuar në 10 Korrik, 2013 09:41

Një nga zotimet e bujshme të Ramës pas datës 23 qershor ishte ai për pastrimin e bregdetit nga veriu në jug nga ndërtimet e paligjshme. Dhe qysh në momentin që u dëgjua ky zotim, shumë gazeta folën menjëherë dhe për shembjen e dy pallateve të ndërtuar në Vlorë, mu buzë detit, në kundërshtim  me ligjet e vendit, dhe në shpërfillje të mendimit të bashkisë sw atij qyteti, që kudo njihen si “pallatet e Lulzim Bashës”.

Egjipt, lëvizje të shpejta për të luftuar krizën. “Vëllazëria…” nën arreste të shumta

Postuar në 10 Korrik, 2013 08:57

Presidenca e përkohshme e Egjiptit mbështetur nga ushtria u zhvendos për të zbatuar një tranzicion të shpejtë dje, me emërimin e ekonomistit Hazem el-Beblawi si kryeministër dhe liderit të njohur ndërkombëtarisht të opozitës, Mohamed ElBaradei, si zëvendës-president.

Avokati i Bashkisë jep dorëheqje për të mbështetur Bashën, flet për demokracinë e brendshme në PD

Postuar në 10 Korrik, 2013 08:20

MAPO raporton sot për dorëheqjen e Avokatit të Bashkisë, që vlerën për t’u bërë lajm e merr te fakti se kjo dorëheqje u bë për të respektuar kodin etik të votimeve në PD, sipas kërkesës së Kryeministrit.

Vlen për t’u nënvizuar besimi i avokatit Ervin Salianji tek PD ku kjo garë është “manifest i demokracisë së brendshme” dhe ku “çdo anëtar partie është pjesë, ka aksionet e tij në këtë orë të transformimit”

Prononcimi i dorëheqjes:

Çfarë e shtyn vallë një shkrimtar shqiptar nga Maqedonia ta urrejë kaq shumë Edi Ramën?

Postuar në 10 Korrik, 2013 08:11

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia Kalosh Çeliku, ka botuar një artikull-fejton me titullin “2 breshkat e Kryeministrit”.  Shkrimi, i përshkuar fund e krye nga ironia bazohet mbi idenë se politikanët shqiptarë “pasi i humbin postet partiake, themelojnë parti politike për t’u kthyer përsëri në pushtet deri në vdekje.

Azgan Haklaj mbështet kandidaturën e Bashës, sulmon Olldashin me tezat e LSI

Postuar në 10 Korrik, 2013 07:55

Në një shkrim te Shqiptarja.com të titulluar  “Partia Demokratike nukështë kazino Z. Olldashi!” Azgan Haklaj merr publikisht anën e Lulëzim Bashës, dhe siç mund të shihet ën titull përdor të njëjtat teza kundër Olldashit si ato të artikuluara nga LSI. Ndërsa nuk ia njeh Olldashit 23 vitet si militues i PD, Haklaj në vlerësimet për Bashën shkruan:

Media nxjerr një listë ministrash të mundshëm... po Ngjela??

Postuar në 10 Korrik, 2013 07:39

Dy të deleguarit e PS dhe LSI, Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto duket se e kanë përfunduar (ose janë pranë përfundimit) strukturën e ardhshme të kabinetit Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme