Arkiv-Lajme

Olldashi thyen një tabú: Sot në mbrëmje shkon në “Ilva Tare Tonight”

Postuar në 12 Korrik, 2013 09:14

Sokol Olldashi do të jetë sot në mbrëmje tek Ilva Tare Tonight, në Ora News. Është një studio që është bojkotuar në vijimësi nga njerëzit e Berishës, përfshirë dhe Olldashin, por ky i fundit ka vendosur ta prishë këtë traditë e ta thyejë këtë tabú, ende të pashpjegueshme prej Ilvës vetë. Me këtë vizitë për herë të parë në dy vite e gjysmë të programit, kandidati për kreun e PD-së ka rast të demonstrojë dhe pakëz “individualitet” e “nerv rebeli” (sa pak lipset për të qenë rebel brenda PD-së).

Shkullaku flet për një hall të Ramës: Po sikur Ilir Metës t’i ndryshojë mendja e të rikthehet te Berisha?

Postuar në 12 Korrik, 2013 07:02

Shkrimin e tij të parë pas zgjedhjeve, Armand Shkullaku e ka titulluar “Sjellja e çuditshme e kryeministrit në pritje”. “Edi Rama duket sikur nxiton, sikur ka nevojë të prodhojë konflikt, sikur fitorja nuk i mjafton”, thotë ai. Dhe më poshtë ilustron idenë e vet: “Ne duam të dimë lëvizjet e para që do të bëjë qeveria e re, angazhimet e saj publike, emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri, rolin dhe peshën e LSI-së në kabinetin qeveritar, [ndërsa] Rama dhe ekipi i tij vazhdojnë të kenë në qendër të sjelljes së tyre politike Sali Berishën”.

Gazetat e televizionet në kor: Rama i ka filluar prishjet e ndërtimeve pa leje nga kushëriri i vet

Postuar në 12 Korrik, 2013 06:25

Një numër TV-sh e të përditshmesh, e nuk ishin pak, kishin sot një lajm që kish të bënte me një kushëri të Edi Ramës. Ky kushëriri i Ramës, emrin e të cilit e japin në versionin e personazheve të librave fiction (Paskal N, thonë) ka pasur një ndërtim pa leje në Llogara. Por ndërtimin ia kanë prishur menjëherë pas zotimit të kryeministrit të ri, ende në pritje për të filluar detyrën, se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje në zonën turistike. Në ditën nr.

Rami Memushaj polemizon me Gjergj Metën: Merru me grigjën, dom!

Postuar në 12 Korrik, 2013 05:59

Gjuhëtari Rami Memushaj, siç pritej nga shumëkush, i ka kthyer një përgjigje dom Gjergjit, që në shkrimin e tij të fundit polemizonte fort me Kristo Frashërin, Jorgo Bulon e Memushajn vetë (për më shumë ndiqni linkun tonë http://respublica.al/artikuj/2013/07/09/gjergj-meta-polemizon-me-tre-profesore-qe-po-kerkojne-revansh-pas-23-qershorit).

TV Klani nuk ka asnjë lajm “me Berishë” në versionin online të vetin

Postuar në 12 Korrik, 2013 04:30

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë: në faqen web të TV Klanit nuk gjendet qoftë dhe një lajm që të ketë të bëjë me Sali Berishën. Ky i fundit ka qenë i pranishëm çdo ditë para gazetarëve e kamerave, apo në media nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale (dje foli për “tendera mielli” e për “detin që socialistët po presin të bëhet kos”), por në versionin online të televizionit që i ndejti afër për tetë vjet me radhë nuk ka lajme për të.

Garën Basha-Olldashi e raportojnë dhe e komentojnë të majtët; të djathtët vetëm heshtin

Postuar në 12 Korrik, 2013 04:15

Vijon gara mes Bashës e Olldashit, por PD-ja vetë është si e përjashtuar nga kjo garë. Do duhet të flisnin të gjithë, do duhej të merrnin qëndrim, të mbanin anë, të bënin kritika dhe autokritika, por s’flasin. Kur flasin, e bëjnë vetëm për t’u betuar se “jemi asnjanës, nuk po përfshihemi në garë, nuk kemi qëndrim” (këtë tha në thelb Topalli dje). Askush nuk e di se ku janë eksponentët demokratë që për tetë vjet me radhë kanë bilbilosur mirë këtyre anëve. Askush nuk e di se ku janë Patozi, Bode, Ruli, Pollo, Imami, Noka, Bregu, Bumçi, etj, etj.

Brunilda Marku, Itali, i shkruan Ramës: A ka vend për mua në Shqipëri?

Postuar në 12 Korrik, 2013 01:53

Brunilda Markut, shqiptare me banim në Itali, i është ringjallur një fije shpresë pas 23 qershorit. Kjo është arsyeja që i ka shkruar një letër Edi Ramës, kryeministrit të ardhshëm. Fillimisht i thotë se kush është:

“Quhem Brunilda Marku, jam me origjine nga Lezha e ka 17 vjet qe jetoj ne Ferrara (Itali), qytet ku kam studiuar per mjekesi e jam specializuar ne semundjet e aparatit te mushkerive (pneumologji). Aktualisht punoj si mjeke pneumologe prane spitalit te ketij qyteti, ku jetoj bashke me familjen time.”

Artan Lame: “Mos luani me paratë tuaja, mos ndërtoni pa leje; ka filluar një epokë e re”

Postuar në 11 Korrik, 2013 15:53

Artan Lame, ish-zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit në qeveritë e majta para vitit 2005 dhe deputet i PS-së në Berat pas 23 qershorit, ka qene i ftuar në programin e M. Kazhanit në A1 Report, dhe ka shfrytëzuar rastin për të përsëritur mesazhin e Ramës; madje, duket se edhe e ka saktësuar atë në versionin më kategorik.  

Unioni i Arkitektëve: Xhamia te PArku i Namazgjasë pa studim mjedisor/mashtrim me pronësinë (e pazgjidhur)/projekt i shëmtuar arkitekturor

Postuar në 11 Korrik, 2013 14:29

Ambientalistët dhe arkitektë janë mbledhur në debat për 2 qendrat e biznesit që do të ndërtohen bashkë me xhaminë e madhe në parkun tashmë të shkatërruar të Namazgjasë. Ata thonë se nuk ka një studim të mirëfilltë për mjedisin në këtë zonë, ndërkohë që shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por janë kundër abuzimit në emër të saj.

Petrit Vasili pro ndarjes së mandatit të deputetit nga i ministrit dhe një nëntekst mbi “pragmatizmin”

Postuar në 11 Korrik, 2013 13:07

Me sa duket nuk do të ketë problem për LSI-në ndarja e mandatit të deputetit nga posti i ministrit, përderisa këtë e miraton dhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Në një intervistë në “ABC News” është deklaruar pro idesë së Edi Ramës e ndarjes së mandatit të deputetit dhe postit të ministrit, pasi sipas tij kjo shton efiçencën. Madje, i pyetur nëse do të sakrifikonte vendin në Parlament për një në Qeveri, Vasili e konsideroi jo personal mandatin e deputetit. Jo personal por... i partisë!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme