TV Klani nuk ka asnjë lajm “me Berishë” në versionin online të vetin

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë: në faqen web të TV Klanit nuk gjendet qoftë dhe një lajm që të ketë të bëjë me Sali Berishën. Ky i fundit ka qenë i pranishëm çdo ditë para gazetarëve e kamerave, apo në media nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale (dje foli për “tendera mielli” e për “detin që socialistët po presin të bëhet kos”), por në versionin online të televizionit që i ndejti afër për tetë vjet me radhë nuk ka lajme për të.
Sot, në orën 11.20, në faqen web të tij kish një lajm mbi BB-në, që thosh e “qeveria e re s’ka hapësirë të ulë taksat”, kish lajme me Bashën, me Olldashin, me Dritan Priftin, me programin e qeverisë së majtë, me aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje, me gratë e Nartës që kanë denoncuar faktin se janë përdhunuar nga njerëz të panjohur, me një konflikt në Vukatanë. Për Berishën no news. No more.
Re.Pu.
Add new comment