Arkiv-Lajme

RD-ja nis fushatën e luftës kundër buburrecëve; të tjerët e pasojnë; nën udhëheqjen e Berishës

Postuar në 15 Korrik, 2013 04:33

RD-ja e djeshme “niste një debat”, kundër buburrecëve të pushtetit. Në një editorial të kësaj gazete, Bledi Kasmi, shpallte të hapur luftën kundër këtyre buburrecëve (kush don ta lexojë të plotë shkrimin duhet të shkojë në linkun http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&vieë=article&id=607:jo-me-statuskuo&catid=45:editorials&Itemid=115).

Fatos Tarifa: Kastriot Islami? Është njeri pa vlerë, nuk ka kuptim të merresh me të

Postuar në 15 Korrik, 2013 04:04

Fatos Tarifa ka folur qysh para zgjedhjeve, madje me tone të ashpra kritike ndaj maxhorancës së drejtuar nga Berisha, por ka folur dhe pas tyre. Këtë gjë bën edhe në një intervistë të publikuar në Ditën e sotme, ku ndarjen nga Berisha e konsideron një ndarje nga një fatkeqësi kombëtare. Në intervistë flet dhe për maxhorancën e re, për garën në PD mes Bashës e Olldashit (nuk mban anë as për njërin, as për tjetrin), por ka një moment “pikant” të lidhur me Kastriot Islamin.

Besëlidhja e Poçemit, vlerësohet Mehmet Shehu. Ruçi: Do vlerësoja edhe Berishën

Postuar në 15 Korrik, 2013 03:50

Në Mallakastër është përkujtuar dje 70 vjetori i Besëlidhjes së Poçemit dhe figura e ish kryeministrit komunist, Mehmet Shehu, në praninë e deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi dhe Pirro Lutaj, si dhe kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqo. Por, ajo çka bie në sy është një deklaratë që gazeta Panorama ka mundur t’i shkëpusë Ruçit, i cili pasi ka vlerësuar popullin e Mallakastrës për të kontribuar në Luftën Nazifashiste Nacional-Çlirimtare, e ka kometuar kështu figurën e ish kryeministrit Mehmet Shehu: “Unë nuk bëj vlerësime figurash. Unë vlerësoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë.

Ndarja e mandatit të deputetit nga ministri, e pamenduar mirë, thotë Luan Rama

Postuar në 15 Korrik, 2013 03:05

Ideja fillestare e Edi Ramës për të ndarë postet e deputetit nga ai i ministrit, gjeti shpejt edhe mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një shenjë kjo, e cila u interpretua se gjërat brenda koalicionit ishin në sinergji të plotë. Por, Luan Ramës, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, ky rregull nuk ia mbush fort mendjen. Në një deklaratë për Ora News, Rama ka thënë se çështja e ndarjes së mandatit të deputetit nga ai i ministrit duhej të ishte diskutuar më mirë. “Nuk di në Europë të ketë vend tjetër që e aplikon këtë standard, me përjashtim të Francës.

Gazeta zvicerane Neue Zürich Zeitung: Në Kosovë po shihet në mënyrë kritike dashuria për SHBA-të

Postuar në 14 Korrik, 2013 17:21

Në gazetën zvicerane Neue Zürich Zeitung shkruhet shpesh për Shqipërinë e shqiptarët. Dje është shkruar një artikull për Kosovën, ku flitet për dashurinë e madhe të shqiptarëve të Kosovës për SHBA-të. “Në asnjë vend tjetër – përfshirë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk gjen më shumë flamuj amerikanë për kokë banori sesa në Kosovë. Kosovarët e trajtojnë Amerikën si një mami të shtetit të tyre dhe si një forcë mbrojtëse. Flamujt në pompa benzine, restorante dhe në fanella flasin për një nderim të thellë popullor.

Arben Imami shet pronat e Ministrisë, një javë pas zgjedhjeve

Postuar në 14 Korrik, 2013 14:18

Taulant Balla ka publikuar disa dokumente sipas të cilave, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka nisur procedurat për privatizimin e disa pasurive të Ministrisë vetëm një javë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Tërheqin vëmendjen disa prona të cilat ndodhen kryesisht në bregdet, si Ksamil, Vlorë, Durrës dhe ish-reparte ushtarake. Balla tha se tenderimi për blerjen e këtyre objekteve është publikuar vetëm në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. “Në Ksamil, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë në ankand një sipërfaqe prej 3000 m2, me vlerë fillestare ankandi prej 12 milionë lekësh.

Berisha e shtyn kohën në Facebook, poston ç’ti vijë për mbarë

Postuar në 14 Korrik, 2013 12:32

Ndërsa ndjek në televizor garën për Kryetar të dy delfinëve të tij në PD, kryeministri në detyrë, Sali Berisha, përzgjedh edhe ndonjë mesazh “interesant” që i ka ardhur në Facebook dhe e poston në profilin e tij, sa për të thënë diçka të vogël, nga pak, çdo ditë. E kësaj here ka përzgjedhur mesazhin e një të riu me emrin Sebastian Dema, i cili i ka shkruar një javë më parë: “Unë jam shumë i ri dhe që nga viti 2005 nuk isha mësuar me humbjen e partisë me të cilën jam lidhur.

Familja e vjehrrit të Majlinda Bregut reagon për Kalanë e Prezës dhe akuzon PS për luftë klasash

Postuar në 14 Korrik, 2013 10:46

Në një deklaratë që duket se është shkruar nga vetë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, familja e vjehrrit të saj ka reaguar ndaj lajmit të pulikuar ne A1 Report, se po kryejnë ndërtime ngjitur me Kalanë e Prezës. Familja Ajazi bën një sqarim të historisë së tokës ku po ndërtohet dhe thotë se ajo i është njohur me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave në vitin 1992 dhe u është kthyer në vitin 2001.

Si e rriste Xhelal Mziu numrin e familjeve me përkrahje ekonomike, për të blerë votat

Postuar në 14 Korrik, 2013 09:58

Në një artikull të sotëm në gazetës Shqip është zbuluar skema sipas të cilës kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, abuzonte me fondet shtetërore që u përdorën për zgjedhjet e 23 qershorit nga njësitë vendore demokrate, me qëllim blerjen e votave. Sipas dokumenteve të publikuara nga gazeta, rezulton se në dy muajt e fundit është rritur në mënyrë fiktive, duke u dyfishuar numri i familjeve që përfitojnë asistencë ekonomike.

Reagon MASH: Raporti i Soros-it për altertekstin, një trillim

Postuar në 14 Korrik, 2013 09:12

Disa ditë më parë, një raport i Soros-it e cilësonte procesin e altertekstit dhe maturës shtetërore si një politikë të dështuar. Në raport thuhej se ishin anketuar një grup relativisht i konsiderueshëm nxënësish, mësuesish, prindërish dhe drejtuesish të shkollave. Por, sot ka ardhur reagimi nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, e cila e quan një trillim nga fillimi në fund çdo përfundim që ka dalë nga ky studim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme