Si e rriste Xhelal Mziu numrin e familjeve me përkrahje ekonomike, për të blerë votat

Postuar në 14 Korrik, 2013 09:58

Në një artikull të sotëm në gazetës Shqip është zbuluar skema sipas të cilës kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, abuzonte me fondet shtetërore që u përdorën për zgjedhjet e 23 qershorit nga njësitë vendore demokrate, me qëllim blerjen e votave. Sipas dokumenteve të publikuara nga gazeta, rezulton se në dy muajt e fundit është rritur në mënyrë fiktive, duke u dyfishuar numri i familjeve që përfitojnë asistencë ekonomike. “Konkretisht, në gjashtëmujorin e fundit, në sportelet e ndarjes së përkrahjes sociale që jepet çdo muaj në Kamzë, nga muaji në muaj ka ndodhur një luhatje e numrit të përfituesve të kësaj zone, që erdhi si rezultat i sajdisjes që kishin pasur gjatë fushatës nga militantët e PD-së. Nisur nga dokumentacioni, rezulton se Bashkia e Kamzës, me vendim të kryetarit të saj Xhelal Mziu, ka dyfishuar numrin e familjeve që përfitojnë këtë ndihmë ekonomike për muajin maj, krahasuar me muajin prill”, shkruan gazeta. Në artikull thuhet se në muajin prill, familjet që përfitonin ndihmë akonomike ishin 3400, me një fond prej 27.850.000 lekësh të vjetra, ndërsa ky numër për muajin maj është rritur në 6080 të tilla, me një fond prej 32.473.000 lekë.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Shkodrani (not verified) on

<p>Se&nbsp; mos&nbsp; asht&nbsp; hera&nbsp; e&nbsp; par&nbsp; qe&nbsp; e&nbsp; ban&nbsp; maloku&nbsp; i&nbsp; tropojes&nbsp; kete&nbsp; gja&nbsp; i&nbsp; jep&nbsp; 30000 lek&nbsp; per&nbsp; nje muj&nbsp; dhe&nbsp; i&nbsp; vjedh&nbsp; rriskun&nbsp; per&nbsp; 4&nbsp; vjet&nbsp; popullit&nbsp; te&nbsp; mjer&nbsp; prandaj&nbsp; e&nbsp; kan&nbsp; cun&nbsp; Shqipnin&nbsp; ne&nbsp; kete&nbsp; gjendje&nbsp; sa&nbsp; ma&nbsp; shum&nbsp; me&nbsp; ik &nbsp; prej&nbsp; Shqipniet&nbsp; e&nbsp; me&nbsp; ndej&nbsp; kta&nbsp; me&nbsp; ba&nbsp; qjef &nbsp; por&nbsp; kta&nbsp; njerez&nbsp; duhet&nbsp; me&nbsp; i&nbsp; lidh&nbsp; ne&nbsp; hekura&nbsp; kambesh&nbsp;&nbsp; dhe&nbsp; duarsh&nbsp;&nbsp; dhe&nbsp; me&nbsp; i&nbsp; lan&nbsp; neper&nbsp; shpellat&nbsp; e&nbsp; tropojes</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ky surrat bythe i veshur ne menyre qesharake provinciale duhet te denohet penalisht per keto vjedhje (sepse leket nuk jane te ketij derdimeni por nga taksat tona</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>8.000 leke te vjetra asistence sociale ne muaj?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.