Reagon MASH: Raporti i Soros-it për altertekstin, një trillim

Postuar në 14 Korrik, 2013 09:12

Disa ditë më parë, një raport i Soros-it e cilësonte procesin e altertekstit dhe maturës shtetërore si një politikë të dështuar. Në raport thuhej se ishin anketuar një grup relativisht i konsiderueshëm nxënësish, mësuesish, prindërish dhe drejtuesish të shkollave. Por, sot ka ardhur reagimi nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, e cila e quan një trillim nga fillimi në fund çdo përfundim që ka dalë nga ky studim. Në një intervistë për gazetën Shqip, Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit, përgjegjës për zhvillimin e procesit të altertekstit në shkolla, ka thënë: “Trillim fund e krye, sepse përzgjedhësit e teksteve shkollore janë vetë mësuesit e shkollës që veprojnë sipas një procedure krejtësisht transparente, e shpallur në faqen e MASH në rubrikën ‘Altertekst 2013’”. Kristiqi ka sqaruar se përzgjedhja e teksteve shkollore (jo librave të fëmijëve siç thuhet në raportin e SOROS), është bërë në datat 29 dhe 30 prill, pas një periudhe njëmujore për leximin e alternativave nga ana e mësuesve.

 

Shkrimi i plotë http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/14/raporti-i-soros-rea...

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.