Arkiv-Lajme

AK mendon se i kanë ngrënë hakun, kërkon çudinë, hapjen e kutive!...

Postuar në 13 Korrik, 2013 05:51

Megjithëse e nisi me shumë pompë, Aleanca Kuq e Zi për shumë faktorë në këto zgjedhje nuk arriti të marrë asnjë deputet. Kjo lëvizje, e regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe që u duk se do të ishte një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ende nuk është bindur se shkaqet e humbjes janë brenda dhe jo jashtë saj, ndaj dhe kërkon atë që dikur ka kërkuar Partia Socialiste dhe që i doli huq, hapjen e kutive.

“New York Times” e citon Thaçin si kandidat për çmimin Nobel

Postuar në 13 Korrik, 2013 04:58

Në një profil të botuar sot në të përditshmen prestigjoze amerikane “The New York Times”, me titullin “Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij si guerilas”, Kryeministri i Kosovës shihet si një kandidat i mundshëm për marrjen e çmimit Nobel për Paqen. Një ide e cila ka lindur menjëherë pas marrëveshjes së arritur në prill mes Thaçit dhe homologut të tij serb, Daçiç.

Demokristianët mund të bashkohen dhe të kalojnë të gjithë majtas

Postuar në 13 Korrik, 2013 04:18

Demokristianët kanë ditë që i lëshojnë sinjale dashurie njëri-tjetrit, por duket se shumë shpejt ato mund të shndërrohen në një “martesë” që do të celebrohet brenda kampit të majtë. Në një intervistë për Shqiptarja.com, kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, konfirmon zërat se diçka po ndodh në kampin demokristian dhe thotë se bashkimi është një ide “e cila nuk duhet të mbetet thjesht ide kafenesh”. Ndërsa, gazeta Shqip raporton se projekti është konkret dhe ai është pranuar nga secili kryetar i të gjitha partive demokristiane që veprojnë në Shqipëri.

Dash Shehi: Tërheqja e Berishës, një gjë e mirë për PD

Postuar në 13 Korrik, 2013 03:10

Edhe pse ka hyrë nga dera e Partisë Demokratike në Parlament, Dashamir Shehi nuk heziton të flasë hapur për atë çfarë po ngjet në selinë blu pas humbjes në 23 qershor. Në një intervistë për GSH-në, ai merret direkt me Berishën: “Unë besoj se koha do ta bëjë të veten me dorëheqjen në favor të tij dhe PD-së. Z. Berisha e ka bërë vendin e vet në histori. Do të ishte një budallëk i madh të ngatërronte figurën e tij me një histori postzgjedhore, e cila ka ligjet e veta dhe kohët e veta për t’u realizuar.

Intervista e Olldashit dhe një fjali për 21 janarin

Postuar në 12 Korrik, 2013 18:24

“Sali Berisha është themeluesi dhe lideri historik i Partisë Demokratike. Kjo nuk është një garë që bëhet për shkak se Berisha ka gabuar, kjo është një garë që vjen si pasojë e dorëheqjes së tij. Eksperienca e Berishës në PD dhe në qeverisje është një shembull i mirë për të gjithë”. Janë disa nga ato që ka thënë Sokol Olldashi sonte përballë Ilva Tares. Ndërkohë që një fjali mbi 21 janarin, mbetet për t’u qartësuar për ata që nuk e kanë ndjekur live bisedën në studio.

Dua rrogën. Mos më quani më pas tradhtare po ika – thotë peshëngritësja Romela Begaj

Postuar në 12 Korrik, 2013 15:24

Peshëngritësja Romela Begaj ka dhënë një deklarim për mediat sot, ku e quan zvarritjen e pagesave për sportistët “një turp për shtetin shqiptar”. Disa nga fjalët e saj që gjenden në faqet online të mediave kryesore të vendit:

Haradinaj: Me VV-në? Kurrë. Me PDK-në? Më shumë jo, se po. Me LDK-në? Më shumë po, se jo.

Postuar në 12 Korrik, 2013 14:00

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë dakord qysh në krye të herës edhe me marrëveshjet Kosovë-Serbi të nënshkruara nga Thaçi, edhe me ligjin për amnistinë që sapo është miratuar. Në fakt, ligji për amnistinë është kontestuar fort nga Vetëvendosja, dhe nga një pjesë e madhe e shoqërisë civile dhe e opinionistëve të shtypit, por Haradinaj mendon se “nuk kish alternativë tjetër”. Këtë e ka thënë, sipas telegrafit.com, në studion e programit ‘Debat’ të RTK-së.

Shënim i Respublica-s: “Berisha nuk është mirë. Kush ka në dorë, le ta shpëtojë!”

Postuar në 12 Korrik, 2013 12:51

Berisha ka lënë një shënim në facebook, nga i cili kuptohet se ai vetë është në një gjendje jo të mirë. Çdo ditë që kalon ëstë një ditë më pak nga mandate i tij kryeministror, dhe kjo gjë e bën, me sa duket, të vuajë. Sa më shumë kalon koha aq më i vetëdijshëm bëhet që koha e tij po mbaron si rëra në një klepsidër. Ja çfarë ka shkruar sot:

Ilir Rusmali evidenton “Dushkun” e PD-së në zgjedhjet e fundit, që nuk dha frute

Postuar në 12 Korrik, 2013 11:32

Ilir Rusmali, që ka zënë të bëjë kritika për Berishën pas zgjedhjeve, ka shkruar një artikull të natyrës politiko-teknike dhe e ka publikuar në Panorama. Ai flet aty për taktikat elektorale që ndoqën palët në këto zgjedhje, dhe argumenton që “Dushku i PD-së”, me listat e mbushura me kryetarë partish të tjera të kolaicionit e me ish kundërshtarë të tyre, këtë herë nuk  funksionoi. Thelbi i vëzhgimit të tij është në një shënim të fundit, që po e sjellim më poshtë:

Basha: Duhet t’u themi atyre që janë mashtruar më 23 qershor se cila është rilindja e mashtrimit

Postuar në 12 Korrik, 2013 10:21

Lulzim Basha, nga pozitat e kandidatit për kreun e PD-së, ka përqafuar kauzën e mbrojtjes së administratës publike. Ja çfarë ka thënë ai në një takim të mbajtur me demokratët e Tiranës: “[Ne do të jemi] të gatshëm jo vetëm të evidentojmë, por edhe të provojmë me fakte para çdo gjykate padrejtësitë e këtyre vendimeve [të shkarkimeve nga puna], t’i kthejmë ato në konsekuenca ligjore, për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike, për të shkurtuar ditët e kryezullumqarëve”, ka thënë ai.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme