Olldashi thyen një tabú: Sot në mbrëmje shkon në “Ilva Tare Tonight”

Postuar në 12 Korrik, 2013 09:14

Sokol Olldashi do të jetë sot në mbrëmje tek Ilva Tare Tonight, në Ora News. Është një studio që është bojkotuar në vijimësi nga njerëzit e Berishës, përfshirë dhe Olldashin, por ky i fundit ka vendosur ta prishë këtë traditë e ta thyejë këtë tabú, ende të pashpjegueshme prej Ilvës vetë. Me këtë vizitë për herë të parë në dy vite e gjysmë të programit, kandidati për kreun e PD-së ka rast të demonstrojë dhe pakëz “individualitet” e “nerv rebeli” (sa pak lipset për të qenë rebel brenda PD-së).

Në fakt, gara mes tij e Bashës është në pikun e vet. Ata janë duke shkelur vetëm në terren, megjithatë, dhe janë duke dalë më pak në TV (duke përjashtuar raportimet mbi takimet e tyre). Moderatorët e programeve ‘talk show’ do donin t’i kishin, por ata nuk kanë shkuar. Sokol Olldashi ka qenë edhe tek Fevziu nja dy ditë pasi shpalli kandidaturën e vet, ndërsa Lulzim Basha nuk ka qenë në asnjë studio. Ndoshta vizitat për në studio TV i ka lënë për në fund.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.