Demokristianët mund të bashkohen dhe të kalojnë të gjithë majtas

Demokristianët kanë ditë që i lëshojnë sinjale dashurie njëri-tjetrit, por duket se shumë shpejt ato mund të shndërrohen në një “martesë” që do të celebrohet brenda kampit të majtë. Në një intervistë për Shqiptarja.com, kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, konfirmon zërat se diçka po ndodh në kampin demokristian dhe thotë se bashkimi është një ide “e cila nuk duhet të mbetet thjesht ide kafenesh”. Ndërsa, gazeta Shqip raporton se projekti është konkret dhe ai është pranuar nga secili kryetar i të gjitha partive demokristiane që veprojnë në Shqipëri. Por, çështja ka mbetur tek mënyra e shkrirjes së siglave të partive në një të vetme dhe ndryshimet statutore në përputhje me hapësirat ligjore. Në kuadrin e humbjes së një mandati në Lezhë, e majta mund ta fitojë sërish shumicën e cilësuar, kësaj here me ndihmën e votës së Nard Ndokës, i cili ndonëse u zgjodh deputet nga listat e PD-së, është i gatshëm të kalojë majtas. Në standardin e kërcimeve pindarike nga opozita në pushtet, kjo e fundit është diçka e stërnjohur për të.
R.K
Add new comment