Arkiv-Lajme

Limaj në kurthin e një procesi kafkian

Postuar në 15 Korrik, 2013 14:10

Çështja ‘Limaj’ është shndërruar në një odise ende pa u mbyllur. U bë kohë tani që gazetat e edicionet e lajmeve në TV kanë dalë herë pas here me tituj të tillë, si “Limaj në pranga”, “Limaj në arrest shtëpiak”, “Limaj lirohet me vendim gjykate”, etj, etj. Para disa ditësh, saktësisht më 3 korrik, doli lajmi se “Limaj del nga arresti shtëpiak”, ndërsa sot është marrë vesh se “Limajn e kanë rikthyer në gjendjen e arrestit shtëpiak”.

“Vala” e krimit në familje dhe ca lemerira që harrohen kaq shpejt…

Postuar në 15 Korrik, 2013 13:32

 

Nishani, kukull e Berishës. Më në fund, nevojitet drejtësi e vërtetë, thotë Alfred Peza

Postuar në 15 Korrik, 2013 12:21

Mandati i deputetit, nuk e pengon ish gazetarin Alfred Peza të thotë të vetën nga faqja e tij e facebook-ut, bash nën okelion “Shënimet e një deputeti”. Këtë herë Peza ka ngritur shqetësimin e pushtetit të drejtësisë, në fakt një temë që në blogje po trajtohet gjithnjë e më shpesh, nën dritën e përgatitjes së ndërrimit të qeverive. Nuk ka drejtësi të majtë e të djathtë, thotë Peza, por vetëm pushtet real të ligjit.

Shënim: Pavarësisht se cila ministri e bën; a shiten 3 mijë m2 në Ksamil, sa një apartament Tirane?

Postuar në 15 Korrik, 2013 10:20

Qendra vrojtimi, pika të hapjes etj, janë terma ushtarakë që së fundi kuptohen më mirë si ish prona e troje të ushtrisë shqiptare, që janë privatizuar e po vazhdojnë të dalin në shitje. Përplasjet e sotme me akuza e kundërkuza mes ministrisë së Mbrojtjes (shiko, ministrit Imami) dhe deputetit socialist Taulant Balla lidhur me të dyshuarat si afera pas privatizimit të fundit të një sërë aseteve të ushtrisë, kishin të bënin me qëndrimin e Ballës se këtë proces të nxituar, Imami po e bën për të kapur ç’të mundë para se të ikë nga posti.

Heshtja e ILDKP-së hyn në muajin e shtatë. “Inspektoriati bunkerizohet”, thotë Shqip

Postuar në 15 Korrik, 2013 09:26

Gazeta Shqip i ka kushtuar një shkrim në numrin e sotëm, punës së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Më saktë, mungesës së punës që ILDKP supozohet të bëjë: Verifikimin dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, sipas ligjit. Një kërkesë e Shqip adresuar institucionit, lidhur me afatin mbi tremujor të tejkaluar që kur zyrtarët duhej të dorëzonin formulët e pasurisë dhe ILDKP ta ofronte atë për mediat dhe publikun, ka marrë një përgjigje sa për të kaluar rradhën; e vetmja pasuri e zbardhur paskësh qenë ajo e Fidel Yllit në fillim të marsit .

Meta në PS pas gjashtë vjetësh, bisedë diskrete me Ramën

Postuar në 15 Korrik, 2013 08:22

Lajmi i një takimi tjetër mes Edi Ramës dhe Ilir Metës këtë mesditë, nuk kishte të bënte me vetë takimin, por me faktin se dy aleatët u takuan në selinë e Partisë Socialiste, ku Ilir Meta shkelte për herë të parë pas gjashtë vitesh. Ishte viti 2004, koha kur nisi rrugëtimin politik Lëvizja Socialiste për Integrim. Tre vjet me pas, dyshja ishte ne koalicion per zgjedhjet lokale.

Konfindustria kundër angazhimit të shtuar të FMN-së: Nuk do kemi asnjë përfitim, përkundrazi do na tremben investitorët

Postuar në 15 Korrik, 2013 07:23

Përmes një njoftimi për mediat, Konfindustria i ka kërkuar koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe qeverisë së ardhshme, të mos e ndryshojë statusin e tanishëm këshillimor të pranisë së Fondit Monetar Ndërkombëtar, megjithë sugjerimin e Ksenia Lvovskit (foto), shefja e misionit të FMN në Tiranë që po mbaron mandatin. Arsyet, sipas Konfindustrias, janë se ekonomia e vendit ka ecur mirë megjithë krizën globale, dhe aq më shumë që besimi i investitorëve financiarë ndërkombëtarë në letrat me vlerë të Qeverisë është në kah të fortë rritës.

KQZ-ja rrëzon LSI-në, Kukësi 3 me 1 për PD-në

Postuar në 15 Korrik, 2013 06:51

Çështja e mandatit në pikëpyetje në qarkun e Kukësit nuk ka shkuar ashtu siç e priste Lëvizja Socialiste për Integrim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e saj për rinumërim të votave, pasi sipas KQZ-së provat që u paraqitën nga subjekti politik nuk përbëjnë provë për hapjen e kutive. Kjo do të thotë se rezultati i Kukësit është vulosur në 3 mandate për PD-në dhe 1 për PS-në. LSI-ja pretendonte një mandat, të cilin e ka humbur vetëm për një grusht votash. Ajo paraqiti në KQZ edhe materiale filmike si prova për të bindur KQZ-në për të rinumëruar 15 qendra votimi.

Olldashi bën optimistin: Ramën e rrëzojmë në 2015-ën

Postuar në 15 Korrik, 2013 06:15

Në vazhdën e takimeve të tij për fushatën e zgjedhjeve të Kryetarit të ri të PD-së, Sokol Olldashi ka folur me tone optimiste për të ardhmen, duke premtuar që demokratët nuk e kanë të gjatë në opozitë. Ai ka thënë se nëse ngjitet në krye të PD-së, do ta rrëzojë Edi Ramën shumë shpejt, madje që në zgjedhjet lokale të 2015-ës.

Nishani ngre zërin: Askush të mos ndihet i sulmuar apo i brishtë

Postuar në 15 Korrik, 2013 05:18

Në një takim me drejtuesit e disa institucioneve të rëndësishme të shtetit (Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Nënkryetarin e KLD-së, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e KLSH-së dhe Inspektorin e Përgjithshëm të  ILDKP-së), Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka prekur në kallo. “Askush nuk duhet të ndihet i sulmuar, i brishtë apo lëhtësisht i goditshim. Një periudhë e tillë tranzitimi është perceptuar jo shpesh si një kohe e mirë për tu përdorur nga elementët e krimit të çdo lloji, veçanërisht atij ekonomik dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme