Heshtja e ILDKP-së hyn në muajin e shtatë. “Inspektoriati bunkerizohet”, thotë Shqip

Postuar në 15 Korrik, 2013 09:26

Gazeta Shqip i ka kushtuar një shkrim në numrin e sotëm, punës së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Më saktë, mungesës së punës që ILDKP supozohet të bëjë: Verifikimin dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, sipas ligjit. Një kërkesë e Shqip adresuar institucionit, lidhur me afatin mbi tremujor të tejkaluar që kur zyrtarët duhej të dorëzonin formulët e pasurisë dhe ILDKP ta ofronte atë për mediat dhe publikun, ka marrë një përgjigje sa për të kaluar rradhën; e vetmja pasuri e zbardhur paskësh qenë ajo e Fidel Yllit në fillim të marsit . Ndërsa gazeta konstaton se që nga janari, kur ka marrë detyrën, kreu i Inspektoriatit, Zana Xhuka, nuk ka dalë një herë para mediave. I vetmi lajm që ka prodhuar ILDKP, është pushimi nga puna që Xhuka u ka bërë vartësve të vet më të afërt menjëherë pas zgjedhjeve, dhe shpërthimi i zyrave të tyre në mungesë të të zotëve. Materialin e plotë mbi “bunkerizimin e ILDKP-së”, e gjeni në linkun:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/15/bunkerizohet-il...

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.