Meta në PS pas gjashtë vjetësh, bisedë diskrete me Ramën

Lajmi i një takimi tjetër mes Edi Ramës dhe Ilir Metës këtë mesditë, nuk kishte të bënte me vetë takimin, por me faktin se dy aleatët u takuan në selinë e Partisë Socialiste, ku Ilir Meta shkelte për herë të parë pas gjashtë vitesh. Ishte viti 2004, koha kur nisi rrugëtimin politik Lëvizja Socialiste për Integrim. Tre vjet me pas, dyshja ishte ne koalicion per zgjedhjet lokale. Të tjera takime, Rama e Meta kanë patur së fundi në bregdetin jonian, në fshatin Qeparo, në praninë e deputetit-botues Koço Kokëdhima, i perceptuar gjerësisht (e ka deklaruar dhe vetë ai) si promotori i aleancës së re PS-LSI. Edhe në bisedën sekrete prej rreth një ore, në zyrën e kryetarit të PS-së, tema kryesore thuhet se ka qenë kabineti i ri qeverisës dhe kolaudimet e fundit të emrave dhe posteve.
A.K
Add new comment