“Vala” e krimit në familje dhe ca lemerira që harrohen kaq shpejt…

Postuar në 15 Korrik, 2013 13:32

Sa herë kronika e krimit në familje pasurohet tragjikisht me disa ngjarje njëra pas tjetrës, themi se “ka plasur një valë”. Në fakt, ky lloj krimi është gjithnjë mes nesh, herë i paralajmëruar e herë i injoruar, por tek-tuk i mbushim mendjen vetes se edhe në botë bëjnë vaki kësi episodesh. Ja ç’bëjnë tre burra këto dy ditë: I pari në Tiranë, e bësh shoshë me thika të shoqen në mes të rrugës, dhe askush nuk guxon të afrohet. I dyti i dhuron pesë plumba (jo një, as dy) pastaj tenton pa sukses t’ja heqë dhe vetes. Por edhe më makabre është dëshmia nga Mamurrasi, që e sjell gazetarja e Temës, Lindita Çela: V.Lleshi, 17 vjeç më e re se i shoqi 44 vjeçar, M.Lleshi, nuk ka provuar as thika as plumba. Ky i fundit ja ka marrë shpirtin me dru, në kuptimin e plotë të fjalës; duke e rrahur me një shkop për minuta të tëra, teksa fëmijët ulërinin të lebetitur. Dhe kjo ishte thjesht finalja e një serie dhune fizike mbi gruan, i verbuar nga xhelozia. Çfarë njerëzish jemi, xhanëm?

A.K

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Mustafa,

Kjo dhuna eshte shprehje e asaj qe shohim cdo dite ne TV tona. Sali Berishen qe shan dhe fyen kedo majtas e djathtas.

Kjo reflektohet ne shoqeri.

Pastaj te mos te harrojme qe nje pjese e madhe e popullsise jeton ne varferi ekstreme, plus sistemi i ka lene njerezit ne meshire te fatit

Submitted by mhk (not verified) on

Me sa shohim burrëria e cave matet me dhunën që ushtrojnë ndaj gruas së tyre.
Ndoshta është reflektimi më makabër i dhunës së përgjithshme që karakterizon marrdhëniet ndër njerëz në Shqipëri. Meqë gruaja është dhe elementi më i kollajtë për tu dhunuar, e ca burra Shqiptarë qëllojnë këtë kenë më kollaj.

Jemi shoqëri e dhunshme dhe mizogjine ku gruaja është thjesht objekt dhune, seksi, reklamash e xhelozie. Vendose këtë objekt në kontekstin e dhunshëm Shqiptar dhe ja ku del rezultati.

Submitted by Gjergji (not verified) on

Pyetja eshte:A e kupton media qe me pershkrimin deri ne detaje te ketyre krimeve mund te kete krijuar nje efekt domino ne psiqiken e vrasesve pasardhes? Mesa duket askujt s'i intereson kjo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.