Nishani ngre zërin: Askush të mos ndihet i sulmuar apo i brishtë

Në një takim me drejtuesit e disa institucioneve të rëndësishme të shtetit (Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Nënkryetarin e KLD-së, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e KLSH-së dhe Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së), Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka prekur në kallo. “Askush nuk duhet të ndihet i sulmuar, i brishtë apo lëhtësisht i goditshim. Një periudhë e tillë tranzitimi është perceptuar jo shpesh si një kohe e mirë për tu përdorur nga elementët e krimit të çdo lloji, veçanërisht atij ekonomik dhe korrupsionit”, ka thënë ai. Që në fillim të fjalës së tij, Nishani tha se arsyeja e thirrjes se kësaj mbledhje është përballimi demokratik i kësaj periudhe tranzitimi të pushtetit. Në fakt, të gjithë drejtuesit e institucioneve të mësipërme janë emëruar dhe zgjedhur nga mazhoranca e djathtë gjatë tetë viteve të qëndrimit të tyre në pushtet.
Re.Pu
Comments
Nishani drejton gjithë klikën
<p>Nishani drejton gjithë klikën e institucioneve gjasme të pavarura, ju thotë atyre keni mua ketu prandaj vreni punën siç e keni vrejtur deri tani. Por kjo qeveri ska gjë në vijë pa i bere këto institucione vertet të pavarura që deri tani janë të varura nga Saliu, duhet vënë drejtësija në vënd dhe të gjithë fajtorët të dënohen, po su bë kjo ska ecje përpara ky popull.</p>
Add new comment