RD-ja nis fushatën e luftës kundër buburrecëve; të tjerët e pasojnë; nën udhëheqjen e Berishës

Postuar në 15 Korrik, 2013 04:33

RD-ja e djeshme “niste një debat”, kundër buburrecëve të pushtetit. Në një editorial të kësaj gazete, Bledi Kasmi, shpallte të hapur luftën kundër këtyre buburrecëve (kush don ta lexojë të plotë shkrimin duhet të shkojë në linkun http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&vieë=article&id=607:jo-me-statuskuo&catid=45:editorials&Itemid=115). Kryeredaktori i RD-së thosh se, pas 22 korrikut, PD-së i duhen “njerëz të përkushtuar dhe jo të përgjumur, njerëz të devotshëm dhe jo të rëndomtë, njerëz idealistë dhe jo materialistë....Buburrecët e pushtetit janë sot politikisht brejtësit më të papëlqyer jo vetëm në rradhët e demokratëve, por edhe të shoqërisë.”

Sot e ushqente këtë debat Fatos Hoxha, deputet i kësaj partie, i cili thotë se “ne që jemi ngritur kundër buburrecëve qysh para dy vitesh, jemi tanimë matanë gardhit, dhe vetë buburrecët kanë pushtuar partinë”.  Shkrimin e Hoxhës mund ta gjeni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/07/15/hoxha-kandidatet-per-kreun-e-pd-te-prezantojne-ekipet/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.