Arkiv-Lajme
Shënim: Kontrata me Blair-in është ok, por ajo duhet të jetë transparente: Sa, kush e për çfarë do paguhet?
“Deri tani kemi thjesht një marrëveshje ende të pakonkretizuar me kontratë, të bazuar në dëshirën e të dy palëve për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë”, thosh Rama pas shkrimit që u publikua në të përditshmen londineze the Telegraph lidhur me një marrëveshje mes kryeministrit potencial Rama e ish kryeministrit Blair.
Basha flet për “zullumqarët e 23 qershorit”, dhe numëron ‘mrekullitë’ e PD
Që beteja për kreun e PD po bëhet duke u marrë me PS, tashmë kjo dihet. Por, artikulimet e fundit të Lul Bashës në këtë lëmë janë pak të thuash që të lënë me gojë hapur.
Duke folur në Shkodër, Basha i ka quajtur “zullumqarët e 23 qershorit” ata që nuk kanë qeverisur ende asnjë ditë! Madje, quan aleatë “shoqërorë” të PD, edhe të përndjekurit që u vetëdogjën dhe u denigruan po nga partia e z. Basha.
Pjesë nga fjalimi (marrë nga Panorama):
Një botë në protestë
Në një prej shkrimeve të tij të parë Karl Marksi thoshte se situata në Gjermani ishte e tillë, saqë problemet e saj të veçantë mund të zgjidheshin vetëm me anë të një zgjidhjeje universale: një revolucion global.
Baton Haxhiu: Problemi i Kosovës, jo veç Islami radikal, por dhe krerët tolerues të Komunitetit
Gazetari Baton Haxhiu i ka kthyer përgjigje shqetësimit të një kolegu që jeton në Zvicër, Xhemal Ahmetit, mbi shkrimet radikale islamike të Shefqet Krasniqit. Përgjigja është kthyer në formë analize, pikërisht me titullin “Një përgjigje”. Aty Haxhiu trajton më hollësisht dukurinë e islamit radikal në Kosovë, duke bërë qartë dallimin mes rrymave “fashistoide” dhe besimtarëve të vërtetë, ndër të cilët nuk kanë munguar as përleshjet. Por në fund, Haxhiu është i bindur se “Nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që pretendon se proklamon Islamin e keq.
Shteti ka kapitulluar pa kushte, thotë Auron Tare dhe tregon me gisht një ndërtim flagrant në Gjirokastër
Studiuesi dhe publicisti i apasionuar pas trashëgimisë kulturore, Auron Tare, nuk i ndahet historisë së një ndërtimi masiv në zonën historike të Gjirokastrës, ku ka qenë një statujë e diktatorit Hoxha. Ai ka qenë në qytet me rastin e 8 vjetorit të pranimit të Gjirokastrës në trashëgiminë botërore të UNESCO-s, dhe vuri re se ndërtimi në fjalë (foto), tërësisht në shkelje të ligjeve për mbrojtjen e kësaj trashëgimie, vijonte të ngrihej i pashqetësuar.
Votat fiktive të Shpërdhetit, ja dhanë mandatin e Lezhës të djathtës, thotë TCH
Mandatin e fundit në qarkun e Lezhës, koalicioni i djathtë e mori me 39 vota plus, sipas vendimit të KQZ-së. Por ç’ka ndodhur? PS ka bërë një ankesë ku
i ka kërkuar KQZ-së anulimin e zgjedhjeve në disa qendra votimi të ZAZ-së 15, që i përkasin rrethit të Kurbinit, me pretendimin se në qendrën e votimit 907, e cila ishte vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras, është zhvilluar votim fiktiv ku mund të jenë mbushur kutitë e votimit, për faktin se
From Russia with no love. Putin ankohet se Snoudenin ja ngecën amerikanët
Pas një zhytjeje nënujore në gjirin e Finlandës, presidenti rus Vladimir Putin është bërë sërish i zëshëm lidhur me çështjen “Snouden”, ish punonjësin amerikan të CIA-s që kërcënon të nxjerrë edhe të tjera sekrete të SHBA-së. “Ai erdhi tek ne i paftuar; madje nuk ishte nisur për në Moskë, por kalonte tranzit. SHBA-ja lëvizi të gjithë fijet që Snouden të ngecej këtu”, tha Putin. Teksa amerikani ka kërkuar azil politik edhe në Rusi, Putin tha se kushtet ruse dihen: Të mos merret më me nxjerrje sekretesh të partnerëve amerikanë.
Alibeaj: “Fajin e kanë ministrat; Berisha nuk mund të ikë prej PD-së”
Enkelejd Alibeaj u la jashtë listave për deputetë të PD-së, e për rrjedhojë ai do të jetë jashtë parlamentit në katër vitet e ardhshme. Por ai nuk ka maraz lidhur me këtë. Përkundrazi, si pothuaj të gjithë të tjerët që kanë patur fatin e tij, dëshmon të njëjtin luajalitet e vlerësim për leader-in e PD-së, që tanimë ka dhënë dorëheqjen. Dhe nuk i kursen fjalët e mira. “Berisha kishte talentin të mbante lidhje të shkëlqyera me bazën dhe dinte ta dëgjonte zërin e bazës”, thotë Alibeaj në studion e programit ‘Prizëm’ në televizionin AS.
SHBA: Beteja për të fituar votën e grave, dhe republikanët që po bëjnë “war on women”
‘War on Women’, ose ‘lufta kundër grave ‘, është slogani i republikanëve amerikanë, sipas kundërshtarëve të tyre demokratë. Të djathtët ia dolën të miratojnë në Dhomën e Ulët (Dhoma e Përfaqësuesve) një ligj, që e ndalon abortin pas javës së njëzet të shtatzanisë. Ky ligj po pritet të diskutohet shpejt në Senat. Ndërkohë, edhe në një numër shtetesh, ku republikanët kanë pushtetin, parlamentet kanë miratuar kufizime të grave në të drejtën e tyre për të abortuar. Pikërisht mbi bazën e këtyre nismave demokratët kanë zënë të flasin për “luftën republikane kundër grave”.
Taçi po ua shet ARMO-n azerëve me të mira e të këqija, thotë Shekulli
Punonjësit e ARMO-s protestojnë sepse kanë muaj pa paguar, por protestojnë edhe kundër ndërhyrjes së “disa segmenteve të caktuara të shtetit”, që bëjnë presion për ta futur në dorë kompaninë e përpunimit të naftës. Ndërkohë që nëpër blogje biznesmeni Rezart Taçi është “shpallur në kërkim”, gazeta Shekulli e ka gjetur atë: Duke bërë negociata në Azerbajxhan, për ta shitur kompaninë në fjalë. Shekulli ka informacione se palët janë në bisedime për transaksione dhe kanë rënë dakord në termat e përgjithshëm ekonomikë e teknikë, ndërkohë që nënshkrimi i kontratës është çështje ditësh.