Shteti ka kapitulluar pa kushte, thotë Auron Tare dhe tregon me gisht një ndërtim flagrant në Gjirokastër

Postuar në 16 Korrik, 2013 15:00

Studiuesi dhe publicisti i apasionuar pas trashëgimisë kulturore, Auron Tare, nuk i ndahet historisë së një ndërtimi masiv në zonën historike të Gjirokastrës, ku ka qenë një statujë e diktatorit Hoxha. Ai ka qenë në qytet me rastin e 8 vjetorit të pranimit të Gjirokastrës në trashëgiminë botërore të UNESCO-s, dhe vuri re se ndërtimi në fjalë (foto), tërësisht në shkelje të ligjeve për mbrojtjen e kësaj trashëgimie, vijonte të ngrihej i pashqetësuar. “Kjo godinë mu në sheshin kryesor të Gjirokastrës, aty ku dikur ishte vendosur shtatorja e Enver Hoxhës, është simboli më i qartë i falimentimit të shtetit shqiptar në fushën e trashëgimisë.

E ngritur në mënyrën më flagrante të shkeljes së ligjit dhe konventave të trashëgimisë, me leje të shkruar nga ish- Ministri i Kulturës, Bumçi, me aprovimin e heshtur të poetit ministër, Zhiti, me firmat e një sërë profesorësh të tredhur të Këshillit të Lartë të Restaurimeve, godina simbolizon falimentimin e shtetit shqiptar. Falimentin përballë klientelizmit, korrupsionit, ndërhyrjes së deputetëve për një grusht votash e kështu me radhë”, shkruan Tare.

 

Reagimin e plotë e gjeni edhe në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/16/kapitullimi-pa-kushte-i-shtetit-shqiptar/

 

A.K

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Zoti Aron,</p><p>Kushdo te dale neper Tirane e te shohe si po behen ndertimet e &quot;suksesshme&quot; pa leje. Dil para shkolles &quot;Harry Fultz&quot; dhe shiko shtesen e lokalit qe po behet. Si kjo ka me dhjetera...........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.