Sherri brenda një shoqate të gruas, me sfond dhunën ekstreme ndaj grave në gjithë vendin

Ngjarjen në fjalë e ka kapur Shqiptarja.com. Një sherr në selinë e shoqatës “Në dobi të gruas”, mes drejtueses S.Arbana dhe koleges M.Osmani, ka degjeneruar në kanosje e përdorim sendesh të forta. Më pas, të dyja zonjat kanë bërë kallëzim në polici, e cila ka nisur menjëherë procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy anëtareve të kësaj shoqate, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale të kanosjes. Është folur e komentuar shpesh për dobinë reale të shoqatave të ndryshme të shoqërisë civile, në sektorët ku ato angazhohen, si mbrojtja e fëmijëve, dhuna kundër grave etj, dhe tonet jo rrallë kanë qenë aspak dashamirëse. Po incidenti në fjalë merr një ngjyrim të dyfishtë ironie: Jo vetëm që dy gra të shoqatës “Në dobi të gruas” zihen me njëra tjetrën, por kjo bën vaki në mes të një vale dhune ndaj grave në gjithë territorin.
A.K
Comments
Sa ka vjedhur Sevim Arbana
<p>Sa ka vjedhur Sevim Arbana nuk numerohet. Nga vile ne Durres dhe 2 shtepi ne Tirane. Duke filluar qe nga projektet me Ambasaden Kanadeze deri tek Sorosi. Shoqatat per gruan ka qene nje menyre shume e mire per te vjedhur dhe per tu pasuruar. shikojini thjesht cfare veshin, dhe cfare makinash kane dhe e kuptoni. Pa folur qe femijet i kane me shkolla jashte.</p>
Add new comment