SHBA: Beteja për të fituar votën e grave, dhe republikanët që po bëjnë “war on women”

‘War on Women’, ose ‘lufta kundër grave ‘, është slogani i republikanëve amerikanë, sipas kundërshtarëve të tyre demokratë. Të djathtët ia dolën të miratojnë në Dhomën e Ulët (Dhoma e Përfaqësuesve) një ligj, që e ndalon abortin pas javës së njëzet të shtatzanisë. Ky ligj po pritet të diskutohet shpejt në Senat. Ndërkohë, edhe në një numër shtetesh, ku republikanët kanë pushtetin, parlamentet kanë miratuar kufizime të grave në të drejtën e tyre për të abortuar. Pikërisht mbi bazën e këtyre nismave demokratët kanë zënë të flasin për “luftën republikane kundër grave”.
Në fakt, do vijë puna që republikanët të ndëshkohen elektoralisht për këtë e për të tjera lëvizje, që kanë të bëjnë me të drejtat e grave, siç është dhe e drejta për pagë të njëjtë në një punë të njëjtë (në këtë pikë, republikanët kanë hallin e sipërmarrësve e punëdhënësve, që penalizohen). Gratë janë 53% e të gjithë votuesve akktivë, dhe afërmendsh janë shumë të ndjeshme nga qëndrime të tilla. Për më tepër, janë të pakta gjasat që ligji që i ndalon abortet pas javës së 20 të barrës të kalojë në Senat. Edhe sikur të kalonte, do të përballeshin me veton e Presidentit demokrat, Obama. Pengesat janë të shumta pra. Po pse e bëjnë këtë zhurmë republikanët? Mos është vallë se nuk i bëjnë këto llogarira, mbi të gjitha ato elektorale? Jo, puna është se janë nën presion nga zgjedhësit e tyre, të cilët kanë frymëzime e motivime religjioze për tema të tilla.
Re.Pu.
Comments
Opo shkruani per grate tona
<p>Opo shkruani per grate tona qe jane ne lufte dhe po dhunohen dhe diskriminohen masivisht, lerini lajmet nga Amerkia e larget.Ku jane ato deputetet femra, te thone ndonje llaf? Ku eshte ai Enveri i vogel dhe i gjate qe thote: Gruaja force e madhe? se Kuazimoto iku per lesh, nuk ka ca te na thote me, shyqyr zotit...</p>
Add new comment