Arkiv-Lajme

Krimi urbanistik në Shqipëri, përmes syve të Der Standard

Postuar në 17 Korrik, 2013 08:31

Gazeta e njohur austriake Der Standard ka publikuar një shkrim për Shqipërinë, me autore Adelheid Wölfl. Shkrimi nuk thotë asgjë që nuk e dimë, por, na ndihmon që të shohim “traun” në syrin tonë që nuk e vlerësojmë më, përderisa e kemi përditë parasyve.  Shkrimi i saj i titulluar “Dhomat shqiptare pa pamje”, përkthyer e botuar nga Dita, flet për krimin urbanistik në Shqipëri. Po e riprodhojmë të plotë:

LSI kërkon distancim nga fushata Basha-Olldashi, edhe pse me vonesë

Postuar në 17 Korrik, 2013 08:07

Luan Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për shumëçka, por duket që motivi kryesor ka qenë nevoja për t’u distancuar nga lufta për kreun e PD, Basha-Olldashi. LSI ka qenë e përfshirë, duke sulmuar në mënyrë agresive Olldashin por dhe duke u kundër-sulmuar prej tij.

Vizita e Lefter Kokës te Rama, zv/Kryeministër dhe Ministër Transportesh?

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:51

Takimi i Lefter Kokës me Kryeministrin në ngjitje, Edi Rama, ka bërë të shpërthejnë spekulimet, ku të bazuara e ku jo mbi postin që do të marrë ai. RD hapej me titullin: Rama, Kokës, hiq mandatin të të jap transportet”. “Tirana Observer” po ashtu e atashon Kokën tek Transportet, ndërsa ndërsa Panorama me titullin “Takimi me Ramën në PS, Koka kandidat për Kryeministër” duke i bashkuar të dy postet, të Ministrit të Transporteve dhe zv/Kryeministrit tek i njëjti person, Koka.

“Me keqardhje, por qeveria e Berishës nuk bëri sa duhet kundër trafikimit, Rama-Meta më kanë premtuar për të bërë maksimumin”, deklaron Arvizu

Postuar në 17 Korrik, 2013 06:31

Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini priti sot ambasadorin Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Në qendër të takimit, ishte lufta kundër trafikimit njerëzor. Kryebashkiaku Sejdini dhe ambasadori Arvizu biseduan për ngritjen e njësisë së lëvizshme për identifikimin proaktiv të viktimave të trafikimit. Ambasadori Arvizu u takua gjithashtu me disa persona të trafikuar.

Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, impozant, sikur të jetë kryeministër “prej vërteti”!!!

Postuar në 17 Korrik, 2013 06:09

Sipas tij, ai nuk është kryeministër në detyrë dhe as kryeministër i një qeverie kujdestare, ai e di në mënyrën më precize se kur mbaron mandati i një qeverie dhe kur fillon mandati i një qeverie tjetër, ndaj do të shfrytëzojë çdo mundësi që i jep ligji, qoftë edhe të “bëjë fushatë” dhe të fitojë kohë për rehabilitimin e vetëvetes.

Letra tronditëse e një drejtuesi policie mbi skandalet brenda strukturave të policisë: Ja pse krimi ka dalë jashtë kontrollit

Postuar në 17 Korrik, 2013 05:43

Një drejtues policie që ka kërkuar t’i ruhet anonimati ka dërguar një letër-denoncim në redaksinë e gazetës DITA, mbi implikimet e rënda të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

Shqipëria në sytë e një të huaji: Misterioze; Tirana, një rrëmujë; shoferët, pilota të vdekjes

Postuar në 17 Korrik, 2013 05:14

Stewart Sverdlov, që ndërmerr një udhëtim nga Amerika në drejtim të Ballkanit ka botuar në blogun e njohur, Huffington Post, një reportazh, mbi Maqedoninë, të cilën e cilëson si një vend të mrekullueshëm për t’i vizituar dhe Shqipërinë për të cilën ka rezerva.  “Shqipëria është misterioze, shkruan autori. Ky vend nuk ka qenë pjesë e ish- Jugosllavisë, por ka qenë e rreshtuar me Kinën e Kuqe për dekada. Zonat rurale janë të mrekullueshme dhe çmimet janë shumë të ulëta. Rrugët janë të ngushta dhe të pjerrëta, duke gjarpëruar mes maleve. Nëse ke një kamion ose autobus përballë, kaq ishte!

Është zhdukur Jozefina? Jo, e keni në Shkodër, në fasada pallatesh

Postuar në 17 Korrik, 2013 05:06

U bë e gjallë dje me një prononcim të vogël mbi gratë e dhunuara, por ky prononcim nuk e çbën lajmin e këtyre ditëve, se Jozefina Topalli ka humbur. E vërteta është se na janë zhdukur nga sytë të gjithë eksponentët e PD-së, me përjashtim të Berishës në versionin virtual, dhe të Bashës e të Olldashit që po bëjnë garën për postin e kreut të PD-së. Por mungesa e Topallit u ka rënë në sy të shumtëve, dhe kjo ndoshta lidhet me protagonizmin e saj të të gjitha tipeve gjatë tetë viteve të shkuara, në harkun e të cilave ajo mbuloi detyrën e kreut të parlamentit.

Arta Dade është me idenë se maxhoranca e re duhet ta fillojnë punën duke çuar Berishën në gjyq

Postuar në 17 Korrik, 2013 04:26

Socialistët e kanë akuzuar Berishën, se ka shkelur e dhunuar ligjet, se ka përfshirë fëmijët e tij në veprimtari të paligjshme biznesi, se djali i tij është i përfshirë në tagjedinë e Gërdecit, se vetë ai ka urdhëruar të qëllohet mbi protestuesit më 21 janar 2008, etj, dhe tani bëhet pyetja: Ç’fat do kenë këto akuza?

Çfarë ka ndodhur me votat në Shpërdhet, Mamurras?

Postuar në 17 Korrik, 2013 03:40

Socialistët kanë pretendimin se në qendrën e votimit 907, e cila ka qenë vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras, kutitë e votimit janë mbushur me vota fiktive. Ky pretendim nuk ngrihet mbi fakte dokumentare; është ngritur thjesht mbi pjesëmarrjen pabesueshmërisht të lartë në votime, dhe mbi një diferencë mes të djathtës e të majtës që nuk ka lidhje me tendencën në shkallë qarku e në shkallë nacionale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme