Arta Dade është me idenë se maxhoranca e re duhet ta fillojnë punën duke çuar Berishën në gjyq

Postuar në 17 Korrik, 2013 04:26

Socialistët e kanë akuzuar Berishën, se ka shkelur e dhunuar ligjet, se ka përfshirë fëmijët e tij në veprimtari të paligjshme biznesi, se djali i tij është i përfshirë në tagjedinë e Gërdecit, se vetë ai ka urdhëruar të qëllohet mbi protestuesit më 21 janar 2008, etj, dhe tani bëhet pyetja: Ç’fat do kenë këto akuza?

Socialistët nuk janë ndjerë pas 23 qershorit mbi këtë çështje, dhe e para që flet është Arta Dade. E ka bërë në një intervistë që ka dhënë për Ditën, dhe në këtë intervistë bien në sy frazat “vënia e drejtësisë duhet të fillojë me kryeministrin Berisha”, “i pari që duhet të përgjgijet duhet të jetë Sali Berisha”, “axhenda europiane duhet të fillojë duke e çuar përpara përgjegjësisë ligjore Sali Berishën”, “kryeministri dhe parlamenti i ri duhet ta fillojnë punën me vënien e drejtësisë në vend”, etj. “Dorëzoj mandatin, nëse Sali Berisha nuk shkon para drejtësisë”, ishte titulli që ish zgjehdur për intervistën, por nga intervista ky zotim del më shumë në një formë impersonale: “është normale që nuk ke pse të vazhdosh të mbash një mandat, i cili të ëhstë dhënë që ti të bësh drejtësi”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Është e natyrshme moj zonjë, prandaj ua dha populli mandatet, pikërishtë për të detyruar Berishën që të paguajë me gjithë këshyshët e tij për zullumbet që i bëri kombit dhe pastaj i mbuloi me ca "vepra madhështore" si macja që dhjet e dhjet shtëpinë dhe e mbulon mutin me hi. Ndaj atë qen lidheni dhe mandatin mos e dorzo sepse kuçedra fashiste kthehet me fuqi të dyfishuara për ta rjepur populllin shqiptar!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Bravo, zonja Arta! Nese vertet ato qe thua jane fjale zemre, ky eshte nje ogur i mire se me se fundi edhe Shqiperia do te behet. Ndeshkimi i krimit politik dhe ekonomik duhet bere me me force se ndeshkimi i krimit ordiner. Kultura e pandeshkueshmerise, duhet te zhduket njehere e pergjithmone nga Shqiperia. Qeveria e ardheshme nuk duhet te terhiqet para asnje presioni per te derguar para bankes se drejtesise Sali Berishen dhe gjithe ata qe kane zhvatur dhe perdhosur kete popull. Ndryshe ndeshkimi nuk do te vonoje as per te...

Submitted by Anonim (not verified) on

...a e ka fjalen zonja per ate drejtesine qe nxorri te pafajshem djalin e saj

cfare hipokrizie

Submitted by ervin (not verified) on

shume e sakte ja mbeshtolli tjetrit dhe me pas tha se po luante. Te shkoje dhe djali i kesaj para drejtesise per tentative vrasje e jo per loje me arme zjarri dhe me pas te flase kjo per Berishen

Submitted by Niko Isai (not verified) on

Jam dakord. berisha duhet denuar se pari sepse dinte gjithçka se z. Dade vrau burrin dhe per kete heshti!

Submitted by Daku (not verified) on

Po kalamajte e tu dhe te Luiza Xhuvanit vajten ne burg? Po burrin kush ta vrau meqe ra fjala?

E bukura eshte se Kreshnik Spahiu gjate fushates trumbetonte burgosjen e Berishes, Rama tha qe ia kishte vene dhe si kusht. E shpallen te cmendur, e nuk lane gje pa i thene se "po krijonte konflikte".

Aty nuk ben pune burgu, 2 dite rrine ne burg, 5 dite jane me leje ne shtepi.

Ne Shqiperi duhet nje tip "17 Nentori " i Greqise, tu fusi plumbin cave, PD-PS-LSI, biznesmene dhe palaco, pseudo-akademike qe bejne kontrbande letre, prokurore-gjykates, misnistra e drejtore drejtorish, ambasadore e shefa policie, te gjithe te perlyer.

Deri ne ate cast, mbeten vetem deklaratat e tipit Dade.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.