Është zhdukur Jozefina? Jo, e keni në Shkodër, në fasada pallatesh

Postuar në 17 Korrik, 2013 05:06

U bë e gjallë dje me një prononcim të vogël mbi gratë e dhunuara, por ky prononcim nuk e çbën lajmin e këtyre ditëve, se Jozefina Topalli ka humbur. E vërteta është se na janë zhdukur nga sytë të gjithë eksponentët e PD-së, me përjashtim të Berishës në versionin virtual, dhe të Bashës e të Olldashit që po bëjnë garën për postin e kreut të PD-së. Por mungesa e Topallit u ka rënë në sy të shumtëve, dhe kjo ndoshta lidhet me protagonizmin e saj të të gjitha tipeve gjatë tetë viteve të shkuara, në harkun e të cilave ajo mbuloi detyrën e kreut të parlamentit.

“Zhdukja” e Topallit pra është lajm, dhe prandaj e kujtojnë. “Budallaçka e Shkodrës”, e etiketoi ashpërsisht atë Niko Kirka në Jamais Vu. Ndërsa sot e përmendte Hamdi Jupe, gazetari legjendar i Zërit të Popullit para e pas rënies së komunizmit (sot në profesion të lirë, me sa duket). Në një shkrim të tijin të publikuar në Tema online, ai bën me dije se në Shkodër Topalli nuk është zhdukur. Ajo është e pranishme të paktën “në faqet e pallateve, [ku] qëndron ende i varur portreti i saj elektoral”. Në fakt, portreti i saj na ka uruar mirëseardhjen të gjithëve në hyrje të Shkodrës, sa herë që kemi vizituar atë qytet. Ka qenë një gjest butaforik ta mbaje atë fotografi në qytet (është një praktikë që është përdorur në regjimin komunist, me fotot e Enver Hoxhës e të anëtarëve të byrosë politike të PPSH-së), por sot, pas 23 qershorit, është një gjest edhe më shumë butaforik.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.