LSI kërkon distancim nga fushata Basha-Olldashi, edhe pse me vonesë

Postuar në 17 Korrik, 2013 08:07

Luan Rama ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për shumëçka, por duket që motivi kryesor ka qenë nevoja për t’u distancuar nga lufta për kreun e PD, Basha-Olldashi. LSI ka qenë e përfshirë, duke sulmuar në mënyrë agresive Olldashin por dhe duke u kundër-sulmuar prej tij.

“Dua të shpreh keqardhje se fushata për kreun e PD në vend që të jetë fushatë ballafaqimi alternativash ndërmjet dy kandidatëve në garë është një fushatë kundër PS dhe LSI. PD e ka humbur garën me Ilir Metën dhe Edi Ramën, në gara janë Basha me Olldashin dhe duhet ta bëjnë garën me njeri - tjetrin dhe jo duke përdorur etiketime fyese dhe banale ndaj atyre që populli shqiptar i bëri mazhorancë, në të kundërt kjo vërteton se fushata është butafori që nuk do sjellë rivitalizimin e partisë”, tha Luan Rama në konferencën për shtyp, cituar nga MAPO. Dalja e Luan Ramës duket se po kërkon ta distancojë veten nga kjo përfshirje që linte të kuptohej një rreshtim të tyrin pro Bashës.

k.c.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>LSI ka reaguar me anë të shokut Luan Rama, në lidhje me akuzat dhe sulmet e njëpasnjëshme të dy kandidatëve për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, ndaj mazhorancës së re. Sipas Luan Ramës, PD e ka humbur betejën me Rilindjen e 1 Prillit, dmth me Ramën dhe Metën dhe për këtë arsye, sipas tij, Olldashi dhe Basha duhet të ndalin fyerjet dhe sulmet, por të merren me partinë e tyre dhe jo te merren me banden e LSIse.</p><p>&ldquo;Dua të shpreh keqardhje se fushata për kreun e PD në vend që të jetë fushatë ballafaqimi alternativash ndërmjet dy kandidatëve në garë është një fushatë kundër LSI. PD e ka humbur garën me Ilir Metën dhe Idhi Manjanken&rdquo;, u shpreh Luan Rama në një konferencë për shtyp.</p><p>Sa i takon ndarjes së posteve ministrore, Rama tha se për LSI përgjegjësia e qeverisjes është e barazvlefshme si në Kuvend, ashtu dhe ne qeveri de se deputteve te LSI i hane duart per te marre edhe poste te qeverise.</p><p>&ldquo;Për LSI përgjegjësitë qeverisëse janë të barazvlefshme në qeveri kuvend apo kudo ku duhet të investojmë për një qeverisje të mirë për shqiptarët sepse per te vjedhur ka edhe ne kuvend edhe ne qeveri. Në momentin e duhur ne do përcaktojmë se kush do shkojë në qeveri, sa lek do te fitoje ne kete apo ate ministri dhe kush do përmbushë detyrimet per te bere para edhe me shume se ne koalicionin me PDne. LSI ka kapacitet intelektuale dhe qeverisë për të te bere korrupsion edhe me te sukseshem se 4 vite me pare. Dua të bëj të qartë se faktori kryesor i LSI ka qenë punesimi i militanteve dhe farefisit one. Oferta jonë ishte konkrete dhe ne do te punojmë që të bëjmë të mundur punësimin e gjithe njerzve tane, kuneterve dhe baxhanakve, motrave dhe kunatave, komshijve dhe kushurinjve kryesisht me origjine nga Skrapari. Kjo është sfida e qeverisë së re&rdquo;, tha Luan Rama</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.