“Me keqardhje, por qeveria e Berishës nuk bëri sa duhet kundër trafikimit, Rama-Meta më kanë premtuar për të bërë maksimumin”, deklaron Arvizu

Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini priti sot ambasadorin Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Në qendër të takimit, ishte lufta kundër trafikimit njerëzor. Kryebashkiaku Sejdini dhe ambasadori Arvizu biseduan për ngritjen e njësisë së lëvizshme për identifikimin proaktiv të viktimave të trafikimit. Ambasadori Arvizu u takua gjithashtu me disa persona të trafikuar.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdiu, ambasadori amerikan, shprehu keqardhjen se nuk është bërë aq sa duhet në luftën kundër krimit njerëzor dhe deklaroi sot se ka marrë mbështetjen e kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kreut të LSI Ilir Meta se qeveria e re do të bëjë maksimumin kundër trafikimit ë qenieve njerëzore.
Zh.
Comments
Shprehja "Do te bej
<p>Shprehja "Do te bej maksimumin" nuk asnje kuptim. Eshte ambigue. Behet fjale per "maksimumin e mundesive" apo "maksimumin e asaj qe duhet te behet"?</p>
Pa merak se tash per luften
<p> </p><p>Pa merak se tash per luften kunder trafikut do kujdeset , Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Frroku qe e ka vellain kriminel ... </p>
SHTETET NUK MBAHEN NE KEMBE
<p>SHTETET NUK MBAHEN NE KEMBE ME PREMTIME POR ME LIGJE></p>
Add new comment