Vizita e Lefter Kokës te Rama, zv/Kryeministër dhe Ministër Transportesh?

Postuar në 17 Korrik, 2013 07:51

Takimi i Lefter Kokës me Kryeministrin në ngjitje, Edi Rama, ka bërë të shpërthejnë spekulimet, ku të bazuara e ku jo mbi postin që do të marrë ai. RD hapej me titullin: Rama, Kokës, hiq mandatin të të jap transportet”. “Tirana Observer” po ashtu e atashon Kokën tek Transportet, ndërsa ndërsa Panorama me titullin “Takimi me Ramën në PS, Koka kandidat për Kryeministër” duke i bashkuar të dy postet, të Ministrit të Transporteve dhe zv/Kryeministrit tek i njëjti person, Koka. Sipas gazetës, kushti i vetëm në bisedimet mes PS e LSI është që LSI të mos kërkojë ministritë që i ka pasur më parë.

Vetë Koka nuk ka dashur të thotë gjë, duke thënë se “ishte thjesht takim miqësor mes shokësh të vjetër” dhe se “do ta diskutoj me LSI këtë çështje” duke i vërtetuar me këtë tërthorazi të tëra aludimet.

Emrat e kabinetit Rama nuk dihen ende, sikurse nuk dihen as kriteret kryesore të përzgjedhjes së stafit qeverisës, dhe nëse do të jetë një staf “shokësh” apo jo.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.