Arkiv-Lajme

Olldashi premton inventarin e kontributeve, Basha thotë se PD-ja është e Berishës

Postuar në 14 Korrik, 2013 07:36

Pavarësisht se fushata e tyre nuk ndryshon shumë për nga mënyra e organizimit, dy kandidatët për kryetar të PD-së, sot kanë “rrahur” në dy gjëra të ndryshme. Sokol Olldashi është përqëndruar në ringritjen e PD-së, e cila sipas tij nuk fillon me kryetarin e ri, por institucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë të partisë. “Asnjë organizëm nuk mund të funksionojë në qoftë se nuk funksionon qeliza bazë. PD duhet të ndërtojë me shpejtësi inventarin e kontributeve për secilin anëtar të saj.

Shënim: Përdhunimi fshatçe i Nartës, fiksim kolektiv apo paaftësi policore?

Postuar në 14 Korrik, 2013 06:19

Kur plasi për herë të parë si lajm, para pak ditësh, shkaktoi habi jo të vogël. Ndoshta edhe pak mosbesim. Banorët e fshatit Nartë në Vlorë, të njohur si greqishtfolës, protestuan “fshatçe” kundër një serie përdhunimesh të grave të moshuara, që jetojnë vetëm sepse i kanë familjarët në emigracion. Thuhet “seri”, sepse sipas kryeplakut, kjo hata ka bërë vaki rregullisht, prej më shumë dhjetë vitesh.

Rritja e numrit të azilkërkuesve kosovarë, shqetësim për Perëndimin

Postuar në 14 Korrik, 2013 05:55

Veprimtarë të të drejtave të njeriut, njohës të çështjeve evropiane, si dhe institucione që merren me lëvizjet e njerëzve nëpër botë kanë vënë re një rritje të azilkërkuesve nga Kosova, duke nxjerrë si shkak mosbesimin e qytetarëve në ardhmërinë e tyre.

Dash Shehi: Momenti i të vërtetës për PD-në. Berisha të mos përzihet më, vendin në histori e siguroi tashmë

Postuar në 14 Korrik, 2013 05:03

Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së dhe deputet nga lista e PD-së për Tiranën, analizon në një intervistë për GSH, zgjedhjet e 23 qershorit dhe të djathtën shqiptare. Arsyet kryesore që çuan në humbjen e thellë të së djathtës, sipas Shehit janë tejzgjatja e pushtetit, ekzagjerimi i pragmatizmit, përqendrimi i pushtetit tek një grup ministrash, korrupsioni dhe kriza ekonomike. Shehi thotë se Sali Berisha, i dorëhequr është më i rëndësishëm për PD-në sesa në krye të partisë.

Fevziu flet për "rolin e Baton Haxhiut në moderimin e përgjithshëm të Ramës"

Postuar në 14 Korrik, 2013 04:16

Në një intervistë për Anila Bashën e Shqiptares.com, në përgjigje të pyetjes se si "u rivendosën lidhjet e humbura mes Klanit, më saktë Opinionit të Klanit, dhe Edi Ramës", Fevziu thotë se njeriu që e ka bërë të mundur këtë gjë është gazetari kosovar Baton Haxhiu. Nuk i jep një rol ekskluziv, por thotë se "ka luajtur një rol edhe Baton Haxhiu". Dhe në këtë pikë shton diçka, që nuk e kishim dëgjuar më parë.

Kryeredaktori i Dita-s, përgjigje Shkëlzenit dhe kategorisë së tij, “shkëlzenërisë”

Postuar në 14 Korrik, 2013 03:37

Kryeredaktori i Gazetës Dita, Adrian Thano, nuk e ka vonuar përgjigjen e tij ndaj deklaratës publike të djalit të kryeministrit të ikje, Shkëlzen Berisha, se do ta padisë Ditën pasi lajmi se ai kishte qenë në Rinas me disa valixhe, ishte shpifje. Pasi publikon në krye deklaratën e Berishës junior, Thano konstaton se “është hera e dytë që si familje krahasoni një gazetë me sende tualeti. Herën e parë ndodhi kur  New York Times botoi detajet e asaj që bëtë në Gërdec. Një nga gazetat më të mira në botë, u krahasua asokohe nga babai yt me një “letër higjenike”.

Ç’po ndodh me ARMO-n? Drejtorët e saj akuzojnë “segmente të shtetit” për grabitje aksionesh

Postuar në 14 Korrik, 2013 03:00

Diçka po ndodh me ARMO, pa edhe me Taçi Oil. Nëse prej javësh tashmë, shumë pika karburanti që mbajnë logon e Taçit janë bosh dhe nuk furnizojnë asnjë makinë, historia më e freskët vjen nga rafineritë e përpunimit të naftës në Fier dhe Ballsh. Për ç’arsye? Vetë drejtuesit e këtyre dy rafinerive kanë deklaruar për televizionin Albanian Screen, ku drejtori i përgjithshëm është Rezart Taçi, se synimi është rrëmbimi i aksioneve të kompanisë ARMO. “Që prej 4 vitesh kjo sipërmarrje private është përballur me gjoba të paligjshme dhe arbitraritet të qëllimshëm.

Edi Rama: Violet-vjollca e “Rilindjes”, produkt i të kuqes së PS-së dhe blusë së PD-së, ngjyra e pajtimit kombëtar

Postuar në 14 Korrik, 2013 02:15

Në hyrje të një interviste telefonike në gazetën "Corriere della Sera", të cilën e siell sot edhe gazeta Shqiptarja.com jepet një portret ndryshe i Edi Ramës, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, si një artist që do të bëjë politikanin, që do të ndryshojë Shqipërinë me shpirtin e të bukurës.

Shkëlzen Berisha tregon përralla, pasi në “Shqipërinë dixhitale” të të atit të tij gjërat bëhen pa lëvizur as gishtin

Postuar në 13 Korrik, 2013 14:59

Mbasdite vonë, pas shumë orësh nga dalja e shkrimit në gazetën Dita, ku flitet se i biri i  kryeministrit në largim, Shkëlzen Berisha, ka transportuar jashtë vendit tre valixhe me një çarter me gërma arabe, ky i fundit ka reaguar “ashpër”, duke kërcënuar se do të bëjë padi ndaj gazetës në fjalë, që, sipas tij, është tualet mediatik i Edi Ramës.

Vjehrri i Majlinda Bregut ndërton në Kalanë e Prezës, thotë A1 Report

Postuar në 13 Korrik, 2013 14:55

Televizioni A1 Report raporton se në Kalanë e Prezës, fill pas zgjedhjeve, kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti rreth 4-5 metra larg murit rrethues të kalasë. Ngjarja në fjalë duket se është denoncuar nga banorët e Prezës dhe ata i kanë thënë A1 Report se ndërtimi mund të jetë i vjehrrit të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Televizioni citon burime të Ministrisë së Integrimit, të cilët thonë se: “Objekti është ndërtuar me leje nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, në një tokë, pronë e familjes së vjehrrit të Bregut, që prej vitit 1900”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme