Vjehrri i Majlinda Bregut ndërton në Kalanë e Prezës, thotë A1 Report

Televizioni A1 Report raporton se në Kalanë e Prezës, fill pas zgjedhjeve, kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti rreth 4-5 metra larg murit rrethues të kalasë. Ngjarja në fjalë duket se është denoncuar nga banorët e Prezës dhe ata i kanë thënë A1 Report se ndërtimi mund të jetë i vjehrrit të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Televizioni citon burime të Ministrisë së Integrimit, të cilët thonë se: “Objekti është ndërtuar me leje nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, në një tokë, pronë e familjes së vjehrrit të Bregut, që prej vitit 1900”. A1 Report ka transmetuar edhe disa pamje filmike që tregojnë hapësirën e zënë për ndërtimin e objektit. Në një reagim të ish-drejtorit të Institutit të Monumenteve, Artan Shkreli, i cili thotë se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, pasi distanca e ndërtimit nga objektet monumentale duhet të jenë të paktën 30 metra larg.
Re.Pu
Comments
Ha ha ha ha haaa! Artan

Ha ha ha ha haaa!

Artan Shkreli na dilka e bëka atë që i dhemb zemra për monumentet !

-Zoteria e tij, kur ishte drejtor ne IMK, dha leje për nje pallat 15 KT mbi murin e Anastasit ne Durres, per Restorantin e Alban Xhillarit mbi murin mesjatar te kalase se Tiranes, per kotec pulash ne kalane e Petreles, etj etj.

Ky, thjeshte, po perpiqet qe te zere ndonje vend aty tek MTKRS e te filloje nga e para.....

-Te jete shuar valle PS nga specialistet e vertete dhe profesoret e asaj fushe ?!

Add new comment