Rama, Meta: Relax në Qeparo, në shoqërinë e djalit të fshatit, Koço Kokëdhimës

Një lajm fare i freskët i stilit 'week-end' na vjen nga Qeparoi (apo thuhet Qeparoja?), fshati buzë detit (shihni foton), midis Himarës dhe Borshit; madje, krejt ngjitur me Borshin. Atje kanë shkuar të kalojnë fundjavën, apo ndoshta vetëm ditën e sotme, Edi Rama dhe Ilir Meta, dhe të dy janë parë në shoqërinë e Koço Kokëdhimës, socialistit rishtar të sapozgjedhur deputet i Kuvendit. Janë parë të tre në një lokal, që njerëzit e fshatit e identifikojnë si 'lokali i Stefit'. Burimi ynë na dha dhe info të natyrës së lehtë "bulevardeske": Rama dhe Meta kanë qenë me pantallona të shkurtëra; Rama ka pasur të veshur një bluzë të Rilindjes; ndërsa Koço ka pasur një veshje "më namuzqare", ka qenë me pantallona të gjata; i vetmi element veror në veshjen e këtij të fundit, bir i fshatit Qeparo, kanë qenë syzet e diellit.
Pak sfond historik: Kokëdhima ka qenë njeriu që në terma konkretë ka shërbyer si zamkë në tentativat për bashkimin e Ramës me Metën; gjithë negociatat e aleancës janë zhvilluar në shtëpinë e Kokëdhimës, në praninë overwhelming të këtij të fundit. Shumë vetë janë të sigurtë se Kokëdhima do të vijojë të luajë një rol të planit të parë në qeverisjen e të majtëve, ndonëse nuk pritet të ketë funksione në ekzekutiv.
Re.Pu.
Comments
Hallal jua kemi bere te

Hallal jua kemi bere te tera, shyqyr qe shpetuam nga Sal vera...

ngjan me lajmen kur na

ngjan me lajmen kur na tregonin se ku i kalonte pushimet Enver Hoxha !!

Ka nisur ne Qiparo xhirimet

Ka nisur ne Qiparo xhirimet filmi me i ri artisik shqiptar "Djemte me patallona te shkurtra te Rilindjes se 1 prillit". Regjia dhe skenari Kucko Kodhjeri, operator Lefter Koka, koordinator Ndre Legisi Interpertojne: Edi Rama, Ilir Floriri, Idhi Manjanka, Eronka Veliaj, Tit Vasili, Naco Plasmasi. Filmi do kete shesh xhirimi Qeparone, Shkodren dhe Gjirin e Lalzit

Nderkohe qe me tej do

Nderkohe qe me tej do xhirohet nje film tjeter me titull."Gjyqi i Nurenbergut Shqiptar".I akuzuar kryesor per krime kunder njerezimit(perkatesisht populli te tij) zoteria e tij Sali Ram Shiqere Berisha.Po ku nuk do jete film nga ata klasiket.Pamjet do merren nga historia e vertete.Pershendetje.

Ky eshte lajmi i dites. Ua sa

Ky eshte lajmi i dites. Ua sa vasale te Rames jeni dhe ju. Kujt i preu se ku eshte MEta me Ramen....

Po ce ua ke bere Hallal ti a

Po ce ua ke bere Hallal ti a I Vrare?!

Pastaj, Ça u ke bere Hallall: menyren se si fituan copen e LSI-se?!

Apo qe pasi mundne jermanet e tajlanet, i hodhne ne det te Myslym Pash_Alimanit, kane te drejte

te prehin eshtrat...

Iliret, si comentuesit e qemotshem, te kohes pa interrnet: Hallall te tera, shyqyr qe shpetuam nga Saliu...

Po keta Ilire do kene qene qe para do kohesh, por jo aq te largeta sa te mos mbahen dot mend, ngjireshin pas Berishes dhe ia benin Hallall te tera qe i kishte shpetuar nga Enveri...

Lerini te punojne djemte...!

Harruat ju qe Sala deri me daten 23 besohej se punonte 18 ore,, dhe drita e Zyres se shokut Enver rrinte 24 ore ndezur ne Bulevard!

Jeni bere si zeri i popullit

Jeni bere si zeri i popullit tani. Rrezik do na tregoni tjeter here edhe se per ke ngriten dolli kryetaret.

Add new comment