Dash Shehi: Momenti i të vërtetës për PD-në. Berisha të mos përzihet më, vendin në histori e siguroi tashmë

Postuar në 14 Korrik, 2013 05:03

Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së dhe deputet nga lista e PD-së për Tiranën, analizon në një intervistë për GSH, zgjedhjet e 23 qershorit dhe të djathtën shqiptare. Arsyet kryesore që çuan në humbjen e thellë të së djathtës, sipas Shehit janë tejzgjatja e pushtetit, ekzagjerimi i pragmatizmit, përqendrimi i pushtetit tek një grup ministrash, korrupsioni dhe kriza ekonomike. Shehi thotë se Sali Berisha, i dorëhequr është më i rëndësishëm për PD-në sesa në krye të partisë. Ai vlerëson garën për pasuesin e tij, pavarësisht se sipas tij, më parë duhej të bëhej analiza e zgjedhjeve, por Shehi beson se një gjë e tillë do të bëhet në shtator. Mes dy kandidatëve për kreun e ri të PD-së, ish-themeluesi dhe ish-zëvendëskryeministri i PD-së, shprehet se më shumë shanse për fitore ka Lulzim Basha. Kjo sipas Shehit, për faktin se z. Basha ka një armë të fortë, atë të Bashkisë së Tiranës, mirëqeverisja e të cilës do jetë edhe shembull për zgjedhjet e ardhsme. Ama, Shehi shton se PD-ja duhet të bëjë kujdes në çdo hap që hedh këto kohë, në të kundërt paralajmëron shkatërrim të së djathtës brenda 4 viteve të ardhshme.
 

Intervistën e plotë e gjeni në linkun http://www.balkanweb.com/intervista/2688/dashamir-shehi-berisha-i-terhequr-me-i-rendesishem-per-pd-141335.html

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.