Edi Rama: Violet-vjollca e “Rilindjes”, produkt i të kuqes së PS-së dhe blusë së PD-së, ngjyra e pajtimit kombëtar

Në hyrje të një interviste telefonike në gazetën "Corriere della Sera", të cilën e siell sot edhe gazeta Shqiptarja.com jepet një portret ndryshe i Edi Ramës, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, si një artist që do të bëjë politikanin, që do të ndryshojë Shqipërinë me shpirtin e të bukurës.
Pyetjes pse sot, si kryeministër, Edi Rama rifillon nga ngjyrat dhe pse zgjodhi ngjyrën violet vjollcë, Rama i është përgjigjur: Sepse forcat tona politike kanë qenë gjithmonë të prezantuara nga bluja dhe e kuqja, të kundërtat e njëra tjetrës. Mendova se ajo ngjyrë mund të ketë një kuptim preciz: lidhja themelore e të dy ngjyrave krijon të tretën, pra pajtimin kombëtar. Unë jam një artist viziv, punoj shumë me ngjyrat: kemi parë shumë të bardhë e gri gjatë këtyre viteve. Polemika e Edi Ramës sa i përket sistemit të pushtetit të Sali Berishës është politik e estetik: Detyra e kryeministrit do të jetë më komplekse sesa me Tiranën. Them për punën që duhet të bëhet në planin e të bukurës: ai që ka drejtuar Shqipërinë gjatë këtyre viteve e ka dëmtuar territorin, panoramat. Ndryshimi ishte i paimagjinueshëm dhe brutal.
Më tej Rama flet për planet e reja të qeverisjes sipas programit ektoral të paraqitur në fushatën zgjedhore.
I plotë shkrimi në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/edi-rama-me-ngjyrat-e-ps-se-dhe-te-pd-se-krijo...
Zh.
Add new comment