Nishani, kukull e Berishës. Më në fund, nevojitet drejtësi e vërtetë, thotë Alfred Peza

Postuar në 15 Korrik, 2013 12:21

Mandati i deputetit, nuk e pengon ish gazetarin Alfred Peza të thotë të vetën nga faqja e tij e facebook-ut, bash nën okelion “Shënimet e një deputeti”. Këtë herë Peza ka ngritur shqetësimin e pushtetit të drejtësisë, në fakt një temë që në blogje po trajtohet gjithnjë e më shpesh, nën dritën e përgatitjes së ndërrimit të qeverive. Nuk ka drejtësi të majtë e të djathtë, thotë Peza, por vetëm pushtet real të ligjit. Ai merr shkas nga lëvizjet e fundit në sistem, dhe konstaton: “Presidenti Bujar Nishani, nën trysninë dhe diktatin e Kryeministrit Sali Berisha dhe interesave të mazhorances së ikur që ai përfaqeson, i vunë kazmën e fundit drejtësisë duke vendosur në të gjitha postet dhe funksionet kyçe të sistemit, të gjithë kamikazet e tyre juridikë të cilët, më shumë se për mbajtjen drejt të peshores së drejtësisë, janë shquar si njerëz që e kanë çuar kandarin andej nga kanë qënë interesat politike të pushtetit të qeverisë së rrëzuar me votën e 23 qershorit 2013”. Shënimin e plotë të deputetit, e gjeni edhe tek linku:

http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/jo-drejtesi-e-majte-po-pushtet-real-i-ligjit-167184.html

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.