“New York Times” e citon Thaçin si kandidat për çmimin Nobel

Postuar në 13 Korrik, 2013 04:58

Në një profil të botuar sot në të përditshmen prestigjoze amerikane “The New York Times”, me titullin “Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij si guerilas”, Kryeministri i Kosovës shihet si një kandidat i mundshëm për marrjen e çmimit Nobel për Paqen. Një ide e cila ka lindur menjëherë pas marrëveshjes së arritur në prill mes Thaçit dhe homologut të tij serb, Daçiç. “Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” ka thënë Thaçi për gazetën amerikane, e cila më pas shkruan se “kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin Gjarpër”. Gazeta nuk i kursen as lavdet kur shkruan se nga Brukseli dhe Washingtoni Thaçi konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit, që po e çon vendin drejt Evropës. New York Times citon edhe rastin e raportit të Dick Marty, raportuesit të Këshillit të Europës, ku ai akuzohet për trafik organesh të pengjeve serbe, për të cilën Thaçi thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by RP (not verified) on

<p>edhe Arafat ishte guerrilas,biles ishte ne listen e terroristeve,por Nobel per Paqen e morri.Pavaresisht se ka shume pikepyetje mbi paqen serbo/kosovare dhe vete figuren e komplikuar te Thaçit,nuk ka gje te keqe te kandidohet per Nobel dhe s&#39;eshte larg nobelisteve te tjere per aq sa ka bere.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.