Olldashi premton inventarin e kontributeve, Basha thotë se PD-ja është e Berishës

Postuar në 14 Korrik, 2013 07:36

Pavarësisht se fushata e tyre nuk ndryshon shumë për nga mënyra e organizimit, dy kandidatët për kryetar të PD-së, sot kanë “rrahur” në dy gjëra të ndryshme. Sokol Olldashi është përqëndruar në ringritjen e PD-së, e cila sipas tij nuk fillon me kryetarin e ri, por institucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë të partisë. “Asnjë organizëm nuk mund të funksionojë në qoftë se nuk funksionon qeliza bazë. PD duhet të ndërtojë me shpejtësi inventarin e kontributeve për secilin anëtar të saj. Vetëm kështu do të jemi në gjendje t’i japim gjithsecilit meritën që ka”, ka thënë Olldashi, pa harruar të shtojë se duhet një aksion i fortë opozitar për ta rikthyer të djathtën në pushtet.

Nga ana e tij, Lulzim Basha e ka konsideruar PD-në si “partia e Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Gramoz Pashkos”, si njerëzit që shembën komunizmin dhe vunë bazat e para të ekonomisë së tregut. Për të vijuar më pas me akuzat ndaj mazhorancës së re, e cila sipas tij ka ardhur në pushtet duke mashtruar për punësimin, taksën e sheshtë dhe shëndetësinë falas.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.