Berisha e shtyn kohën në Facebook, poston ç’ti vijë për mbarë

Ndërsa ndjek në televizor garën për Kryetar të dy delfinëve të tij në PD, kryeministri në detyrë, Sali Berisha, përzgjedh edhe ndonjë mesazh “interesant” që i ka ardhur në Facebook dhe e poston në profilin e tij, sa për të thënë diçka të vogël, nga pak, çdo ditë. E kësaj here ka përzgjedhur mesazhin e një të riu me emrin Sebastian Dema, i cili i ka shkruar një javë më parë: “Unë jam shumë i ri dhe që nga viti 2005 nuk isha mësuar me humbjen e partisë me të cilën jam lidhur. Por, dua të të them të vërtetën, nuk e di se si, por që nga dita që u mor vesh humbja në mënyrë të çuditshme ndjej në veten time një forcë, një energji që unë kurrë nuk e kam ndjerë ndonjëherë për të bërë gjithçka që këta që erdhën në pushtet, t’i bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjetër”.
I frymëzuar nga Sebastiani, Berisha shkruan se: “Sot, për ne demokratët nuk mund të ketë koment tjetër veçse: Të gjithë jemi Sebastian! Përpara”. Duket se këtë verë, lajmet për thyerjen e rekordeve të qëndrimit në ujë e ka zëvendësuar me mesazhet e mbështetësve të tulatur nga humbja “e beftë” në 23 qershor.
R.K
Comments
Po ky Sebastiani mos eshte
Po ky Sebastiani mos eshte pak si koqe kandari...
SHUME HAMENDJE KA. KUSH ESHTE

SHUME HAMENDJE KA. KUSH ESHTE SEBASTIANI?

MENDIMI IM ESHTE SE ESHTE VETE ZENI, NE QOFTE SE NUK ESHTE VETE DORA.

PER TE ARDHUR KEQ. KA NGELUR PA PUNE. MERRET ME GJERA TE KOTA.

ZHGARRAVIT PER TI DHENE ZEMER VEHTES SE VET.

Mire e tha njeri dje: si frikacaket qe kalojne nder pyje, flasin me vete me ze te larte per te mposhtur friken.

KURIOZITET: a mban jelek plumbi tani? Ishalla jo se na e shpifi.

Ky tani eshte bere si Pal

Ky tani eshte bere si Pal Vata ne kohen e Dulles.

Tregon prralla,cfare ti kujtohet.

Prisni se sa budalliqet do i beje pasi te dale nga strofulla e kryeministrise.

Atehere do shikoni Pal Vaten origjina.

Zoti i lente mente e mbetura ende ne koke.

-" t’i bëjmë prapë opozitë që

-" t’i bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjetër”. -Keto fjale jane te Sebastianit. Neqoftese eshte kshtu si e ka shkruar, them se nuk e ka mire? Si nuk e ka kapur Sala? Pra kete mandat, Sebastiani dhe PD, nuk ka nderment te beje opozite !!! Dhe Sala nuk e ka kuptuar Sebastianin se ai me duket se e ka patur me kunje. Pra mandatin tjeter,pas gjedhjeve te 2017, qe sipas asaj qe shkruan Sebastiani, PD perseri do t'i humbase, atehere duhet filluar opozita qe ne sekondat e para te mandatit tjeter...

O Sale, ka tallur bythen Sebastiani me ty! Bravo Sebastian...!!!

oh cfare

oh cfare gallate.................................sala ka rrjedhur fare nga trute..Sebastiani i thote t'i bejme opozite qe ne sekondat e para te mandatit tjeter. Pra Sala te pres 2017, ku sipas Sebastianit Edi Rama do te fitoj prape..haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa......gallate, pune pleqsh te rrofitur nga trute..haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Nuk shkruhet "ç’t’i" sepse

Nuk shkruhet "ç’t’i" sepse apostrofi ne kete rast perdoret vetem perpara ndajfoljes "ç"!

Add new comment