Familja e vjehrrit të Majlinda Bregut reagon për Kalanë e Prezës dhe akuzon PS për luftë klasash

Në një deklaratë që duket se është shkruar nga vetë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, familja e vjehrrit të saj ka reaguar ndaj lajmit të pulikuar ne A1 Report, se po kryejnë ndërtime ngjitur me Kalanë e Prezës. Familja Ajazi bën një sqarim të historisë së tokës ku po ndërtohet dhe thotë se ajo i është njohur me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave në vitin 1992 dhe u është kthyer në vitin 2001. “Ju sqarojmë se shtëpia jonë, ashtu si të gjitha shtëpitë e vjetra autoktone ekzistuese edhe sot, në afërsi të Kalasë së Prezës, është e baraslarguar po si ato e po sa ato, nga muret e Kalasë. Rindërtimi i parashikuar edhe nga qasja arkitektonike me të njëjtin stil të shtëpisë që kemi patur, nuk cënon aspak bukurinë e Kalasë së Prezës, përkundrazi do të qëndrojnë në të njëjtën harmoni siç kanë bashkëjetuar dikur”.
Mandej, familja Ajazi akuzon PS-në dhe Edi Ramën për gjithë këtë histori: “Kështu po, “Rilindja” merr kuptim. Fiks, rilindje e luftës së klasave e sulm mbi pronarët e ligjshëm. Ju siguroj që siç nuk lejuam të na zhduknin nga trojet tona baballarët e tyre komunistë nuk do të lejojmë askënd nga “rilindasit” të pengojë e cënojë zhvillimin e pronës tonë”.
Deklarata e plotë http://www.gazetatema.net/web/2013/07/14/shtepia-ne-kalane-e...
Re.Pu
Add new comment