Gazeta zvicerane Neue Zürich Zeitung: Në Kosovë po shihet në mënyrë kritike dashuria për SHBA-të

Postuar në 14 Korrik, 2013 17:21

Në gazetën zvicerane Neue Zürich Zeitung shkruhet shpesh për Shqipërinë e shqiptarët. Dje është shkruar një artikull për Kosovën, ku flitet për dashurinë e madhe të shqiptarëve të Kosovës për SHBA-të. “Në asnjë vend tjetër – përfshirë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk gjen më shumë flamuj amerikanë për kokë banori sesa në Kosovë. Kosovarët e trajtojnë Amerikën si një mami të shtetit të tyre dhe si një forcë mbrojtëse. Flamujt në pompa benzine, restorante dhe në fanella flasin për një nderim të thellë popullor. Por mrekullimi jo kritik i miqve amerikanë po vihet në pyetje”, thuhet në këtë artikull, që ëhstë përkthyer nga Zëri i Prishtinës.

Po vihet në pyetje? Çfarë ka parasysh me këtë gazetari Andreas Ernst? Ka parasysh lëvizjen Vetëvendosje, që “po udhëheq me sukses një luftë në dy fronte: kundër tutorisë së Kosovës nga të huajt e fuqishëm (përfshirë edhe amerikanët) dhe kundër qeverisë marionetë e të korruptuar të vendit”.

Autori i referohet njërit prej eksponentëve të kësaj lëvizjeje, Shpend Ahmetit (në foto tok me Albin Kurtin), që citohet të ketë thënë se “edhe përkundër vlerësimit të lartë të kontributit amerikan [gjatë luftës], nuk ishte ai vendimtar, por vullneti i popullit për pavarësi”.

Dhe shkrimi në gazetën zvicerane mbyllet me fjalët: “Udhëzimet e mikut amerikan pothuajse nuk i interesojnë fare kosovarit. Llogaria e shpenzim-përfitimeve i preokupon pak ata të cilët janë të pushtuar nga ndjenja e misionarëve të vetëdijes nacionale. Ne s’ju kemi borxh asgjë, është porosia e koduar dërguar amerikanëve. Dhe: ne kemi vërtet pak para, por shumë kohë”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Koli (not verified) on

<p>Albin Kurti po flirton me radikalet islamike. Albin Kurti dhe komsomolasit e rinj qe ka rreth vetes po behen tradhtare te Kosoves dhe te kombit shqiptar, po e shtyjne Kosoven drejt nje fodulleku idiot.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>populli mori malet dhe erdhi ne Shqiperi. Mos te ishin amerikanet e anglezet, ende ketu do ishin</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.